E vërteta që buron nga trashëgimia kulturore e mbi dhe nëntokës. –Vushtri, Kosove.-

 

Shtepite e lana bosh, gjenden mjaft shtëpi te lena bosh, dhe gurët i kanë me mbishkrime apo edhe me simbole që konsiderohen si kulte ilire

Koha dhe hapësira gjithëherë kanë luajtur me ne shqiptarët. Jo gjithëherë me fajin e tyre të shkuarën ia kanë shkatërruar për t’ia lënë së paku të vërtetën e heshtur. Shqiptarët në Kosovë të shkuarën e tyre materiale asnjëherë nuk e gjurmuan gjerë në fund dhe shkencërisht. Objektet e saja të quajtura si vlerë trashëgimore kanë mbetur të pakta e numër i madh sosh kanë mbetur gërmadha nga shkatërrimi. Edhe si të tilla ato asnjëherë nuk u dëshmua saktësisht se të cilës epokë janë dhe kush jetoi në to.

Mosqartësimi i kësaj vlere të këtyre objekteve të lashtësisë gjerë para një dekade edhe mund të arsyetohet, por se tani në këtë kohë neve duhet të na jetë obligim që të shpëtojmë atë që mund të shpëtohet dhe secilit objekt të trashëgimisë kulturore t’i japim legjendën apo të lëmë gjurmët për të rinjët se çfarë përfaqësojnë realisht ato për të mos përsëritur gabimin apo pamundësinë e baballarëve tanë. Objektet e trashëgimisë kulturore, neve si popull na bëjnë për të mos vdekur nga e vërteta. E vërteta që populli shqiptar me gjithë civilizimin e tij të hershëm e gjen aty. Komuna e Vushtrrisë, qyteti i saj veçanërisht sipas arkitektëve në nëntokën e saj, ka të fshehur të kaluarën e saj të lashtë të civilizimit. Atje e gjen edhe një qytet të tërë të së kaluarës. Kanalizimi nëntokësor i ndërtuar në mesjetë (shekulli XIII e tutje) të këtij qyteti, i ndërtuar në formë të përsosur me gurë të gdhendur e të lyer tregon civilizim modern të kohës. Vushtrria kishte rrjetë të kanalizimit në kohën kur Londra e Parisit se kishin as idenë e ekzistencës së tij. Qyteti në kalanë në mes të fortë, por edhe shumë kala e gjytete në gërmadha në sipërfaqe të jashtme me Urën e Gurit, Hamamin, por edhe objekte tjera që duhet të hulumtohen në nëntokë e gjen historinë e tij, e gjen të kaluarën e lashtë siç e gjen edhe të vërtetën.

 Francezi 73 vjeçar Gilbert Gardes, ish sekretari i Shoqatës Evropiane për Trashëgiminë kulturore dhe autor i mbi 20 punimeve e veprave shkencore të kësaj natyre, ca ditë i shoqëruar nga veprimtari Xhevat Bislimi vizitoi Vushtrrinë. Të shoqëruar edhe nga zyrtarët komunal, ai vizitoi disa nga objektet e njohura të trashëgimisë kulturore në fshatrat e tij. Ai është mbetur i mahnitur me vlerat e gjendura të objekteve të trashëgimisë kulturore që i kanë qëndruar kohës. Interesim të veçantë zgjuan gurët me simbole por edhe vetë struktura e shtëpive të vjetra, shtëpive kulla të gjendura veçanërisht në fshatrat e larta dhe malore të Vushtrrisë, fshatin Boshlan, Gumnisht, Sllakoc e Ashlan, por edhe Ceceli.

Në fshatin Boshlan thuajse tërësisht të braktisur nga bamorët e saj e që lidhet me vet emërtimin e tij, pasi banorët e lanë bosh, gjenden mjaft shtëpi, ca edhe gjysëm gurë e në ca sosh gurët i kanë me mbishkrime apo edhe me simbole që konsiderohen si kulte ilire. Vet struktura e shtëpive është interesante për hulumtime si dhomat e zjarrit, dhomat e pritjes(odat) e dhomat e fjetjes në ca shtëpi gjenë sandëkët e mëdhenj të moqëm por edhe magjet tradicionale. Lagjet e këtij fshati në afërsi të rrugës vërtetë paraqesin një atraksin për vizitor dhe kultivim të turizmit rural.

Në fshatin Gumnisht në katër lagjet e fshatit të shpërndarë, vërtetë ka shumëçka për të hulumtuar në mënyrë shkencore. Aty flitet edhe për ekzistencën e një mori shpellash të pazbuluara, por edhe për shtëpitë kulla që janë vet atraksioni. Kullat në lagjen Hyseni të ndërtuara para qindra viteve me gurë dhe të lidhura si një lagje qyteti vërtetë kanë pamje impozante. Impozante është edhe ndërtimi i dyerve të mëdha të hyrjes në ato kulla përmes thuprave apo punimeve tjera të drurit. Në lagjen Ismaili gjejmë kullën e gurit në shkatërrim sipas legjendës apo historisë së ndarjes së vëllezërve kur shkatërrojmë kullën e madhe për t’i bërë dy të vogla me gurët e të parës. Aty hasim shumë gurë me muret e njërës nga kjo kullë me shumë mbishkrime e simbole. Gurë të tillë ka edhe pranë këtij muri në tokë me vlera të mëdha për trashëgiminë kulturore. Në fshatin Ceceli atraksion i veçantë për vizitorin francez paraqiti kulla apo shtëpia e Zymber Mulaku(Musiqit) që mendohet të jetë ndërtuar në fillim të shekullit XVII. Kjo shtëpi e asaj kohe me një arkitekturë me tipare të veçanta dhe në kate tregon kulturën e ndërtimit të kohës, mjeshtrinë e punimeve me gurë. Në fshatin Ashlan gjejmë kullën shtëpi të Kadri Hysenit që mendohet të jetë ndërtuar në shekullin e XIX me model tipik autokton shqiptar. Me gurë të gdhendur dykatëshe dhe e mbuluar me qeramidhe. Komisioni Evropian bashkë me komunat Vushtrri e Mitrovicë është mirë që për zhvillimin e turizmit rural po e realizon një projekt interesant të rregullimit të një staze për shëti dhe biçiklista që nga fshati Sllakoc në drejtim të fshatrave Bushlan, Gumnistë dhe Bajgorë.