E zbulojnë shkencëtarët: – Ky është ilaçi që parandalon përhapjen e COVID-19 për 24 orë!

– 04.12.20

Hulumtuesit nga universiteti shtetëror në Georgia të SHBA-ve pretendojnë se kanë zbuluar ilaçin anti-bakterial, i cili brenda 24 orëve parandalon që të sëmurët të përhapin coronavirusin tek personat e shëndoshë, shkruan Daily Mail.

Bëhet fjalë për ilaçin MK-4482/EIDD-2801 i njohur ndryshe si Molnupiravir, i cili brenda ditës parandalon bartjen e COVID-19 tek personat e tjerë.

Në krye të ekipit ishte mjeku Richard Plemper, i cili ka zbuluar se ilaçi është i mirë në luftën kundër viruseve sezonale.

“Është demonstrimi i parë i ilaçit që në mënyrë të shpejtë bllokon bartjen e SARS-COV-2. Kjo nënkupton kthesë e madhe për shkencën”, ka shtuar Plemper.

Ndalimi i përhapjes së virusit derisa të mos ndodh vaksinimi masiv nëpër botë, do të parandalonte pasojat katastrofale që tashmë ka filluar t’i shkaktojë pandemia.

“Kemi vërejtur që ilaçi MK-4482/EIDD-2801 ka luftuar virusin në sistemin respirator, dhe në mënyrë të dukshme lufton përhapjen”, ka thënë për fund Plemper.

Gazeta Shqiptare