“Edhe 4 ditë nga fitorja më e madhe në histori”/ Basha nga Devolli: Shqiptarët e kanë marrë vendimin për ndryshim
21 prill 2021
Nga Devolli, kreu i PD, Lulzim Basha bëri thirrje për një bashkim të madh drejt ndryshimit. Në fjalën e tij para mbështetësve, kryedemokrati Basha tha se Shqiptarët e kanë marrë vendimin e tyre dhe më 25 prill do të votojnë masivisht për ndryshimin.
Kreu i opozitës tha se vota për numrin 9 do të thotë 100 milion euro subvencione direkte çdo vit për fermerët Devollit dhe të gjithë Shqipërisë.
“Sot jemi së bashku pas 8 vitesh të vështira, plot me sfida, dhimbje dhe vuajtje të shkaktuara nga një njeri i cili për 8 vite me radhë nuk mbajti asnjë premtim të vetëm, por përkundrazi i varfëroi shqiptarët, e shkatërroi bujqësinë shqiptarë, e varrosi sipërmarrjen shqiptare dhe largoi gjysmë milion të rinj dhe të reja nga vendi ynë për shkak të varfërisë dhe pamundësisë.
A mund të lihet një vend i bekuar si Devolli në këtë gjendje, sikur s’ka qeveri, pa mbështetje? A mundet që për 8 vite me radhë të rrisësh çmimin e naftës, të rrisësh çmimin e energjisë mos të sjellësh asnjë subvencion, të rrisësh kontributet shoqërore për fermerët e varfër, të shkatërrosh shëndetësinë, të shtosh gjobat dhe pastaj të gjesh guximin e të kthehesh e të kërkosh edhe 4 vjet të tjera? Ku e gjen guximin pasi s’ke bërë asgjë këto 8 vite dhe pasi e ke bërë jetën ferr fermerëve të Devollit dhe banorëve të Korçës dhe të gjithë Shqipërisë të trokasësh përsëri në derë e të kërkosh edhe 4 vjet të tjera. Cila është përgjigja e Devollit? E tillё do tё jetë mё 25 prill.
4 ditё na ndajnë nga fitorja mё e thellë nё historinë e shqiptarëve te bashkuar, ndaj le tё jemi tё gjithё bashkё, tё gjithё bashkёvёllezёr e motra, pa u munduar askush fermere e fermerë qё e dini qё me qeverinë e re nё 25 prill edhe ju si fermer, si vëllezërit dhe motrat shqiptar nё Maqedoninë e Veriut dhe nё Kosovë do tё keni subvencione, subvencione pёr njësi prodhimi pa burokraci, pa abuzim, pa ndërmjetësim. Dhe djersa juaj që vadit ditë për ditë tokën pjellore të Devollit, do të kthehet në mirëqenie, në bekim dhe pasuri për Devollin, për familjet tuaja. Dhe po kështu, investimet në infrastrukturë, do të bëjmë të mundur që kjo zonë e njohur dhe për të cilën jemi krenarë për prodhimet e saj, jo vetëm të dominojë tregjet tona por të eksportojë.
Fermerët e Devollit do të jenë përsëri njerëz krenarë, kokëlartë, me mirëqenie në pasuri dhe me mundësi për t’i mbajtur këtu për të trashëguar artin dhe punën në bujqësi, në blegtori dhe në çdo synim dhe ambicie të fëmijëve tuaj sepse asnjëri prej tyre që dëshiron të ndjekë shkollën e lartë, nuk do të privohet për shkak të pamundësive ekonomike. Zonja dhe zotërinj, ju e dini bashkë kemi qenë këto tetë vite vuajtjesh, tani është në dorën tuaj, vetëm në dorën tuaj dhe unë e di se vendimin ju e keni marrë, unë e di se Devolli si e gjithë Shqipëria ditën e diel del masivisht në kutitë e votimit dhe voton numrin 9. Numrin 9. Numrin 9 për të ardhme e fëmijëve tuaj. 9 për fermerët e Devollit! 9 për Shqipërinë Europiane! 9 për fitore! 9 për ndryshimin! Zoti e bekoftë Devollin! Zoti e bekoftë Shqipërinë! Fitore”, tha Basha.
- Panorama