Edhe atje kishte pleshta. – Mbramë e bana natën përjashta!
Edhe atje kishte pleshta
Mbramë e bana natën përjashta!
Nga Çun Lajçi
Jo n’sokak jo, as n’park me llaskuca, po jasht Kosovës fjeta, se kështu thonë këta mërgimtarët tonë: Vallah na jetojmë jasht!
E mua kjo fjalë ma kujton nanën, kur verës na shtronte n’lendinë, se n’tbanë pleshtat dojshin me na coptue!
Fjeta jasht mbramë, në nji shtet tjetër që asht ma shumë i yni se i huji, po që gati kurkush s’na dvet kah pshurrin pulat!
S’po ia përmendi emnin, se mandej duhet me thanë, “me nder me thanë”!
Qatje m’nxuni nata, veç s’me muer gjumi gjithë natën. Jo pse s’ishte shtrati i mirë, po pse shqiptarët s’ishin mirë. T’pa marrun vesh mes veti, si këtu të na. Dikush dushk e dikush mushk, e populli vuej për mendët e “gllavarve”!
Bashkëpuntorët e dreqit ishin ba, veç me kanë n’pushtet e me pasë çka me vjedhë!
Po, edhe atje kishte hajna si të na. Rrenca, që t’krypshin sy ndër sy. Edhe shamje sa të duesh: Ah nanën e kaurrit thojshin, qyshë na i bleu komandantat!
Po, edhe atje ka pasë luftë, edhe atje thirrën n’trimni e n’patriotizëm e n’hajni!
S’po ua përmendi emnat as këtyne, se duhet me thanë, “me nder me thanë”!
Edhe ata kishin zgjedhje për “opçina” por zor mu ba kryetar katundesh, se parti plot e secila ma yst se shoqja e secili shah n’veti, e kaurri karshi tue u zgërdhi!
Edhe atje kishte pleshta e po duhej me pasë thesin e ceradës e mendët e Fishtës për me i ba bashkë!
Bogovinë, 08.10.2021