Edhe keshtu: – Singapori prodhon birra me ujërat e zeza
21 Maji 2023
Një program qeveritar për trajtimin e ujërave të zeza i quajtur NEWater ka filluar në Singapor që nga viti 2003.
Ky projekt tani bën një hap përpara me një birrë. Kompania NEWBrew ka hedhur në treg një pije të bërë me ujëra të ndotura, por të pastruara. Qëllimi është të trajtohet problemi i përgjithshëm i mungesës së ujit.
Si është bërë NEWBrew – Humulus lupulus amerikan, maja norvegjeze dhe ujërat e zeza të pastruara të Singaporit. Këta janë përbërësit e birrës bionde të “gjeneratës së re”. Ata që e kanë provuar e kanë vlerësuar shijen, duke deklaruar se shija të kujton mjaltin. “Nuk mund të them seriozisht se është bërë me ujëra të zeza”, tha për BBC Chew Wei Lian, një nga të parët që testoi kanoçen e re.
Procesi i pastrimit të ujit – Projekti i qeverisë kërkon që uji që vjen nga tualetet t’i nënshtrohet mikrofiltrimit për të eliminuar grimcat mikroskopike dhe viruset. Në veçanti, eliminimi i baktereve ndodh përmes një procesi ultravjollcë. Pas një faze të osmozës së kundërt dhe dezinfektimit, uji kthehet i pastër.
Problemi i ujit – Singapori i cili ka mungesë të burimeve të ujit të freskët, mbështetet në riciklimin e ujërave të zeza dhe planet e shkripëzimit për të përmbushur nevojat e popullsisë për ujë. I varur shumë nga reshjet, Singapori ka një problem të përgjithshëm të mungesës së ujit.
“Qëllimi ynë është të ndërgjegjësojmë banorët për rëndësinë e përdorimit të qëndrueshëm dhe riciklimit të ujit”, kujtojnë promotorët e projektit.
Në një planet ku ari blu ka filluar të mbarojë, alternativat si ajo e një birre të prodhuar me ujëra të zeza ia vlen të merret parasysh.