Edhe Kjo Ndodhi (Albanistan): – 80 gra vendosen në pranga, dërgohen me autobus në komisariat
10 Nentor 2022
100 persona kanë përfunduar në pranga, mes tyre 80 gra si rezultat i një operacioni anti-drogë të zhvilluar në Berat. Mësohet se personat në fjalë janë kapur në një fermë kanabisi në një fshat të Beratit, në njësinë administrative Kutalli.
Gratë që ishin punësuar në fermën e kanabisit janë kapur në flagrancë teksa po pastronin lëndën narkotike.
Ndërsa pronarët e fermët së kanabisit nuk janë identifikuar ende. Të ndaluarit janë dërguar me autobus në komisariat për shkak të numrit të madh.
Pritet që ata të merren në pyetje në lidhje me fermën ku ishin punësuar dhe të zbardhen më tepër detaje në lidhje me këtë aksion anti-drogë. Nuk dihet ende se sa lëndë narkotike është sekuestruar.
Gazeta Shqip