Edhe Kurti e refuzon Ramen !? – Kurti vendos kushtin: – I kërkova mbajtjen e mbledhjes së përbashkët të anuluar pa arsye të 2 qeverive
5 Korrik 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar takimin me Edi Ramën në kuadër të turit dy ditor që do të mbajë në Ballkan. Në një konferencë për shtyp, i pyetur nga gazetarët nëse do të takohet me Ramën, Kurti tha se ka kërkuar që të mbahet mbledhja e përbashkët e qeverive që u anulua disa javë më parë.
“Jam në kontakt të drejtpërdrejt me Ramën dhe e di që do të vijë në një vizitë në Prishtinë në kuadër të turit ballkanik. Di që ka të bëjë me përgatitjen e samitit të radhës të Procesit të Berlinit që mbahet në mes të muajit tetor dhe i kam kërkuar që meqenëse do të vijë të qëndrojë dy ditë dhe një natë në Prishtinë, të mbajmë edhe mbledhjen e dy qeverive që u anulua paparsyeshëm ndoëse ishte paraparë muaj më parë me 14 qershor në Gjakovë
13 marrëveshje kanë ngelur në sirtar. Në mënyrë që të mos ngelen edhe më tutje, sepse nga këto përfitojnë qytetarët, unë i kam propozuar Ramës që meqenëse po vjen këtë javë le të mbajmë edhe një mbledhje të përbashkët të të dy qeverive tona dhe të nënshkruajmë ato marrëveshje të dakorduara dhe që janë në sirtar. Procesi i Berlinit është i rëndësishëm dhe nuk ka në Ballkan lider politik, institucional si kryeministri i Kosovës që ka mbështetur Procesin e Berlinit.
Por Procesi i Berlinit e ka samitin e radhës në tetor, tani jemi në Korrik. Përderisa i bëjmë këto përgatitje kaq herët, të mos vonohemi edhe me një anulim të paarsyeshëm të mbledhjes së dy qeverive. Nëse insiston mbetem te qëndrimi që kam dhënë se për takime të ne të dyve ne kemi kontakt të drejpërdrejt, ne takohemi shumë shpesh. Mos e shikoni, gjatë këtyre dy viteve në qeverisje kam një dyzinë takimesh me kryeministrin Rama.
Nuk lëngon raporti Kosovë Shqipëri, por edhe demokracia e paqja në Ballkan pse nuk takohen kryeministri i Kosovës me atë të Shqipërisë, por për shkak se mbledhjet e dy qeverive tona janë anuluar pa arsye, andaj unë e konsideroj të arsyeshme një mbledhje të përbashkët të dy qeverive, por jo takime të tjera”, tha Kurti.