Edhe në Elbasan ndërrohen bravat e selisë së PD-së, Boçi: Anëtarësia do të shprehet me referendum
Edhe në Elbasan ndërrohen bravat e selisë së PD-së, Boçi: Anëtarësia do të shprehet me referendum
Nga OraNews
16 Dhjetor 2021
Edhe në qytetin e Elbasanit janë ndërruar bravat e dyerve të slisë së PD-së për të penguar lëvizjet dhe referendumin e nisur nga Kuvendi i Berishës më 11 dhjetor.
Ndërkoë, edhe deputeti demokrat Luçiano Boçi e ka denoncuar një gjë të tillë në Facebook ku shkruan se dyert mund të mbyllet po e vërteta e vullnetit të demokratëve nuk mund të kyçet.
Ai shton se anëtarësia do ta shprehë vullnetin e saj në referendum në datë 18 dhjetor.
Boçi: Të kesh frikë nga anëtarësia. Edhe në Elbasan PD ndërron bravat e dyerve!!!??? Me urdhër nga lart kuptohet. Ndonëse po vrapojnë për të zyrtarizuar përçarjen, janë në panik nga……anëtarësia dhe verdikti i saj. E tmerrshme se si mund të përfundojnë në këtë derexhe. Po vota nuk është thjesht një letër që hidhet në një kuti. Vota është shpirt e mendje! Votën anëtarësia e ka shprehur e ka dhënë çdo ditë kudo, në familje, në klub, në biseda me njëri-tjetrin.
Po ne sa e sa herë i kemi ftuar i kemi thirrur të votojnë, duke rrahur gjoksin e duke thënë: sa shumë janë njerëzit tanë? Tani ju i përzini, ju i refuzoni, i mbyllni derën e shtëpisë së vet?! Ju qofshi në marrëzinë tuaj! Dyert dhe mund t’i mbyllni po e vërteta e vullnetit të tyre nuk mund të kyçet. Anëtarësia do ta shprehë vullnetin e saj në referendum. Mos keni iluzione se i ndaloni dot duke futur në xhep bravat! E shtunë dt 18 nga ora 08-17.00 PD i takon anëtarëve të saj!