Edhe një fshat i Mitrovicës rrezikon ta mbyllë shkollën nga ikjet e familjeve
16 Mars 2024
Rrëfime për jetesën në fshatin Bare vijnë në edicionin më të ri të emisionit “JETA” në Kohavision.
Fshati Bare ndodhet në zonën e Shalës siç njihet ndryshe nga vendësit.
Ekipi fillimisht ka ndaluar te shkolla e fshatit “Xhevat Jusufi”, në të cilën kanë mbetur nën 60 nxënës nga 540 sa kanë qenë vite më parë.
Madje në njërën nga klasat mësojnë vetëm dy nxënës.
Që të dy këta nxënës të klasës së 6-të udhëtojnë rreth 1 kilometër për në shkollë
Drejtori i kësaj shkolle thotë se ky numër nxënësish rrezikon të bjerë edhe më shumë, me ç’rast thotë se ka frikë se mund të mbyllet plotësisht si shkak i ikjeve të familjeve nga fshati Bare.
Jo larg shkollës e shtëpive të Bares ndodhet edhe ambulanca.
banorëve brenda saj ka mungesa në invertar. Ekipi e vizitoi nga afër teksa takoi stafin e Qendrës së Mjekësisë Familjare, të cilët po kryenin vizita.
Kamer Ferati është një nga banorët që i është kthyer jetës në fshatin e lindjes kaherë. Aty thoshte se i kalon muajt e verës e shpesh edhe të dimrit. Ferati u bën thirrje vendësve që t’i ktheheshin fshatit të lindjes, pasi sipas tij, nuk ka mungesë kushtesh për jetesë në Bare.
Gazeta Koha, Prishtinë.
- E ne Shqiptarët do keëndojmë këngë me qifteli, se po hapim edhe një shkollë shqipe në Europe etj, etj.