14 Mars 2025

Nga Nga OraNews

Partia Socialiste publikoi ditën e djeshme listën e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majti, ku Tirana ishte qarku që socilalistën kishin futur disa nga emra më të rëndësishën të kësaj force politike.

Lista kryesohej nga Edi Rama, i ndjekur më pas nga Ogerta Manastirliu, Elisa Spiropali, Lindita Nikolla, Iris Luarasi dhe Ilva Gjuzi, kjo e fundit një emër i komentuar gjërësisht gjatë muajve të fundit.

Një vit pas anëtarësimit dhe angazhimit të Gjuzit në këtë parti, ajo u prezantua në mbledhjen e fundit të Asamblesë së PS nga Edi Rama si nënkryetare e Asamblesë. Pas Asamblesë dhe daljeve televizive ku fliste me superlativa për PS-në, qeveria i besoi asaj pozicionin e zv.ministres së Turizmit.

Ndërsa, dje ajo e gjeti veten në listat e mbyllura në qarkun e Tiranës dhe një vend të sigurt në Kuvendin e Shqipërisë.

Po çfarë deklaronte më parë Gjuzi?