Edhe qurravitjet e Fevzos kishim mangët, – replikon Mane.
5 Korrik 2022
Pas Tragjedise: – Qe prej me shume se 15 vitesh flas cdo sezon personalisht me Ministrat e Brendshem dhe Drejtorat e policisë, se jam notar dhe zhytes i perditshem…” – “Sa herë ndodh ndonjë ngjarje e rëndë si ajo e Himarës, këta “VIP”-at e Tiranës reagojnë me radhë të gjithë.
Një nga ata që kanë reaguar për ngjarjen e rëndë të Himarës është edhe moderuesi i TV Klan, Blendi Fevziu.
“Nje familje nuk do ta shohe me kurre vajzen 7 vjecare. Nuk do zgjohet ne mengjes me buzeqeshjen e saj. Nuk do ti thote “Naten e mire shpirt”. Nuk do ulen as bashke ne tavolinen e drekes dhe as do shohin TV.
Qe prej me shume se 15 vitesh flas cdo sezon personalisht me Ministrat e Brendshem dhe Drejtorat e policisë, se jam notar dhe zhytes i perditshem…” – shkruan ndër të tjera Blendi, i njohur për ekspozimet në rrjete sociale.
Por rreshtat e tij i duken mburravecje patetike gazetarit Bledi Mane.
“Sa herë ndodh ndonjë ngjarje e rëndë si ajo e Himarës, këta “VIP”-at e Tiranës reagojnë me radhë të gjithë. Një prej tyre është Blendi Fevziu, i cili reagon i pari në këto raste. Këtë gjë ka bërë edhe këtë radhë, por si gjithmonë, duke shkruajtur disa radhë patetike, për të ngjallur empatinë e ndjekësve të tij. Edhe qurravitjet e Fevzos kishim mangët, – replikon Mane.
i.b. / dita