Edhe siguria ushqimore jepet me “koncesion”. –
Edhe siguria ushqimore jepet me “koncesion”.
2 tetor 2019
Siguria ushqimore për një sërë produktesh të përditshme të tavolinës në tryezat e qytetarëve shqiptarë do të përcaktohet nga privati.
Një urdhër i ministrit të Bujqësisë, Bledi Çuçi ka autorizuar një laborator privat për kryerjen e analizave laboratorike për fruta-perimet, brumin, ushqime me bazë vezën dhe nënproduktet e saj, ushqimet e përpunuara dhe për mishin dhe nënproduktet e tij.
Urdhri është pasqyruar në Fletoren Zyrtare të 1 tetorit dhe në të përcaktohet se ai hyn në fuqi menjëherë pas këtij botimi. Kompania e autorizuar është “Noval Laboratory”.
Nga ekstrakti historik në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të bizneseve, kjo kompani figuron e themeluar në korrik të një viti me parë, me pronar të vetëm shtetasin Petrit Maho.
o.j/dita