Edhe sot Proteste. – Qytetarët po mblidhen sërish përpara kryeministrisë
Edhe sot Proteste. – Qytetarët po mblidhen sërish përpara kryeministrisë
15 MARS 2022
Qytetarët janë mbledhur sërish për të protestuar përballë kryeministrisë për rritjen e çmimeve të hidrokarbureve dhe produkteve të shportës.
Të shumtë në numër, ata po nisin të flasin në podiumin e improvizuar përpara kryeministrisë dhe të kërkojnë uljen e çmimeve. Ata një ditë më parë, parashtruan 3 kërkesat e tyre. E para kishte të bënte me heqjen e taksës së qarkullimit mbi naftën, e dyta për pezullimin e përkohshëm të akcizës dhe e treta që të rishikohet minimumi jetik.
Sakaq, ata i vendosën afat qeverisë deri më datë 18 mars, ndërsa shtuan se nëse kërkesat nuk plotësohen deri në këtë ditë, atëherë kryeministri Rama të japë dorëheqjen. Qytetarët kanë thënë se do të dalin çdo ditë ne sheshe derisa kërkesat e tyre të plotësohen, ndërsa të shtunën në orën 11:00 kanë paralajmëruar një manifestim mbarëkombëtar.