Edi Paloka del me bindje të plotë: – Së shpejti do ketë zgjedhje të parakohshme
Edi Paloka del me bindje të plotë: – Së shpejti do ketë zgjedhje të parakohshme
11 SHKURT 2020
Ish-deputeti i PD-së Edi Paloka është shprehur se opozita pret që të zhvillohen zgjedhje të parakohshme pas implementimit të reformës zgjedhore.
“Presim që së shpejti të ketë zgjedhje të parakohshme. 9 kushtet e Bundestagut pas reformës zgjedhore, duhet që kjo reformë të implemtohet në zgjedhje. Është thënë në mënyrë publike dhe jopublike se pas reformës zgjedhore duhet të përgatitet për zgjedhje të parakohshme. Gazetarë, opinionistë, sot duhet të reagojnë të gjithë shqiptarët. Hajde t’i gjejmë të gjitha mënyrat”, tha Paloka në Ora News.
Gazeta Sot