21 Prill 2025

Kryeministri Edi Rama, nga Durrësi, ka deklaruar se burrat që nuk kuptojnë pse zhvillon takime vetëm me gra dhe vajza, janë gjysmakë.

… “Ne e dimë që i marrim 71 mandatet, edhe duke bërë vetëm atë që kemi bërë gjithmonë – shumë punë. Por tani na duhet diçka më shumë

Ndër të tjera ai tha se “edhe unë se nuk kuptoj rolin e gruas time dhe pozicionin tim në krah saj, jam çyryk.”

Rama: Pse bëj mbledhje vetëm me gratë dhe vajzat. Ky ka filluar të bëhet problem për burrat. Burrat që bëjnë problem këtë janë gjysmakë, janë çyrykë. Sepse edhe unë se nuk kuptoj rolin e gruas time dhe pozicionin tim në krah saj, jam çyryk.

Shqipëria, para se ne të bëjmë këtë revolucionin dhe të hapnim rrugën për kaq shumë gra, ishte gjysmak. Nuk kishte në fuksion gjysmën më të mirë të saj. Përkundrazi e shtypte dhe e anashkalonte.

Këneta burra dynjaja. Por në PS kishte 12% gra. 90% burra. Imagjinoni të keni në shtëpi 9 burra dhe ju vetëm. Një edhe mezi. Sot kemi 40% gra. Ju nuk duhet të ndaleni të bëheni 50%.

Ai u shpreh se mandati i radhës në qeverisje është i arritshëm për PS, por theksoi se ky nuk është thjesht një mision elektoral. “Ne e dimë që i marrim 71 mandatet, edhe duke bërë vetëm atë që kemi bërë gjithmonë – shumë punë. Por tani na duhet diçka më shumë, për të mos ndërprerë asnjë sekondë negociatat,” tha kryeministri.