Edi Rama: – Kartat ID janë me numra pa vlerë
22 Shtator 2022
Kryeministri Edi Rama është shprehur mbrëmjen e kësaj të enjteje se, në të dhënat e rrjedhura nga sulmi i hakerave iranianë në sistemet e Policisë, nuk ka të dhëna sekrete apo me sensitivitet të lartë.
Duke ju referuar hakerimit të postës elektronike të Gledis Nanos, ai tha se kartat ID numra pa vlerë. Edi Rama u shpreh në “Opinion” se dokumentet sekrete të Policisë nuk ruhen ende në sistemet online.
Pyetje: Të dhënat personale?
– Numrat e kartave ID nuk kanë asnjë vlerë. Kartat tona nuk kanë brenda asnjë të dhënë. As për shëndetin, as për llogaritë bankare.
Pyetje: Janë publikuar të dhënat të Gledis Nanos
– Janë të dhëna të email-it jo të sekretuar. Ato kanë më shumë vlerë skupi gazetaresk. Ne nuk kemi të dhëna të sekretuara online hë për hë.
Gazeta Sot