Edi Rama: – Kjo mund të shihet vetëm në një vend të shitur të tradhtuar, të braktisur nga ata që e qeverisin për ta sunduar, për ta vjedhur, për ta rrënuar”.
Edi Rama: – Kjo mund të shihet vetëm në një vend të shitur të tradhtuar, të braktisur nga ata që e qeverisin për ta sunduar, për ta vjedhur, për ta rrënuar”.
8 Mars 2022
Ja që vjen koha për ta cituar Edi Ramën: – Foli Edi Rama, 2013.
“Ne nuk e ndryshuam sistemin që rafineria e Ballshit të punojë 30 ditë në vit. Nuk e ndryshuam sistemin që nga Albpetroli të dali zero fitim dhe zero kontribut për buxhetin e shtetit dhe për shoqërinë tonë në vit. Zero! Ne nuk e ndryshuam sistemin që ta japim naftën me koncesione nga të cilat përfitojmë si shtet minimumin e të drejtës sovrane. Minimumin!
Asnjë vend tjetër që ka naftë nuk ja lejon dot vetes këtë që qeveria e Shqipërisë i ka imponuar këtij vendi dhe kësaj shoqërie;
Të koncensionojë një pasuri kombëtare strategjike siç është nafta dhe nga këto koncesione të përfitojë minimumin e të drejtës sovrane, për të shkuar deri në pikën që të privatizojë Albpetrolin, duke dorëzuar të drejtën sovrane dhe duke guxuar që ta kthejë Albpetrolin në ministrinë e Naftës, por me pronarë privatë.
Nuk e ndryshuam sistemin për të mbërritur në këtë pikë të hallit ku Shqipëria të mos përpunojë dot asnjë ton naftë, të çojë jashtë 1 milionë ton naftë që nxirren jashtë çdo standardi, jo në formën e shfrytëzimit të burimit, por në formën e grabitjes së burimit dhe ndërkohë që eksporton 1 milionë ton naftë, importon 650 mijë ton në vit me dyfishin e çmimit që fiton nga eksporti.
Ku është parë kjo?! Kjo mund të shihet vetëm në një vend të shitur të tradhtuar, të braktisur nga ata që e qeverisin për ta sunduar, për ta vjedhur, për ta rrënuar”.
Huazuar nga FB: Enkel Demi.