5 Shkurt 2023

Skaneri i veprimtarise antishteterore dhe mafioze te Edi Rames!!

Edi Rama përfundimisht nuk është më Kryeministër i Shqipërisë, pasi ai ka ndërprerë me ndergjegje dhe ne menyre te qellimshme çdo komunikim më Parlamentin e Shqipërisë dhe ka refuzuar të përgjigjet, dhe të japë llogari ne Parlament duke e bërë këtë veprim hapur dhe deklaruar publikisht.

Parlamenti i Shqipërisë është institucioni i vetem që votëbeson dhe i vetmi që i jep të drejtën Kryeministrit, që te marrë dhe te ushtrojë detyrën si Kryeministër.

Detyrimi i dhënies llogari para Parlamentit nuk është dëshirë apo qejf, por një detyrim i

Kushdo kryeministër, që e refuzon me ndërgjegje dhe mënyrë të qëllimshme humbet të drejtën ligjore për të vazhduar ushtrimin e detyrës.

Edi Rama e ka quajtur Parlamentin, Park Zoologjik dhe ka deklaruar që: “ka refuzuar dhe do të refuzojë në mënyrë të vazhdueshme Kuvendin dhe debatin me opozitën”, pra ka konfirmuar vetlargimin e tij nga detyra.

AKUZAT, QË RENDOJNE MBI EDI RAMEN!

Sot, Edi Rama është botërisht e faktuar qe është nën akuzë për:

Shpërdorim te Detyrës

Ndikim të paligjshëm të zyrtarëve publikë

Minimin mafioz të pluralizmit politik.

Trafik të paligjshëm influencash

Korrupsion aktiv

EDI RAMA AGJENT RAJONAL NE FUNKSION TE INTERESAVE RUSE!

Akuza e ngritur në Washington për aferën Mc Gonigal i vë vulën rolit mafioz të Edi Ramës në këtë aferë.

Edi Rama ka gënjyer

publikisht duke thene se ka folur me Mc Gonigal per çeshtje Rajonale.

Është pra e qartë nga fakte te pakundershtueshme që Edi Rama nuk ka folur aspak për çështje Rajonale, por për të bërë gjithçka për të goditur pluralizmin dhe opozitën si dhe për të përdorur zyrën e kryeministrit për afera korruptive me biznesmenë privat dhe për interes të oligarkëve rusë.

Roli që ka luajtur Edi Rama provon qartë që ai nuk është një lider global por një “Agjent Rajonal në funksion të interesave ruse në Rajon”.

Keto fakte tronditese shpjegojne qartë edhe deklaratat armiqësore të Ramës ndaj Bashkimit Europian për të armiqësuar shqiptarët me BE dhe për të krijuar alibi për veprimet e tij për interesat politike ruse dhe te oligarkëve te sanksionuar nga SHBA prej vitesh, të të cilëve ai ju ka vënë në dispozicion koncesione, tendera publikë, miliona euro para publike.

NEW YORK TIMES ZBARDH TE VERTETËN!

New York Times tregon qartë e zeza mbi të bardhë se:

Ndërsa ishte ende në FBI, Mc Gonigal zhvilloi një marrëdhënie me Kryeministrin Edi Rama dhe ndërmori hapa në dobi të këtij politikani, sipas prokurorëve të Washingtonit.

Së dyti, New York Times pohon se Agron Neza vazhdoi t’i transmetonte zotit Mc Gonigal informacione kundër opozitës, informacione të cilat vinin direkt nga zyra e Edi Ramës, sipas akt akuzës.

Gjithashtu New York Times, pohon se: Mc Gonigal është përpjekur të nxisë kryeministrin Edi Rama për të dhënë një licencë për shpime nafte për subjekte të lidhura me Nezën dhe Duçkën.

Pra s’ka pasur kurre mes Edi Rames dhe McGonigal nje bashkpunim per çeshtje Rajonale sic genjen Edi Rama publikisht, por vetem afera politike dhe korruptive personale.

ZYRA E EDI RAMES, ZYRE MAFIOZE PER INTERESA PRIVATE!

Pra, është shumë e qartë që zyra e Kryeministrit është konsideruar si një zyrë private, Shqipëria është trajtuar si pronë private duke shitur e dhënë kontrata vetëm e vetëm për interesat private të Edi Ramës.

Këtë e provon katërcipërisht, deklarimi i Edi Ramës që takimin me Mcgonigal e ka kryer vetëm me një mesazh telefonik dhe në prani të personave privatë, të cilët nuk kanë asnje te drejte ligjore qe të jenë të pranishëm në një takim të Kryeministrit Rama me drejtorin e kundër zbulimit të FBI Mc Gonigal.

TRAFIKU I “NON GRATAVE” U SHNDERRUA NE BISNES!

Janë po këta privatë bashkëpunëtorë të afërt të Edi Ramës të përfshirë në trafikun tashmë të njohur publikisht, si trafiku “non gratave”, i cili është kthyer në një biznes te vertete mafioz.

Nje bisnes i vërtetë ku përmes mashtrimeve dhe falsifikimeve dhe shpërdorimit të raporteve me Mcgonigal janë vënë gjoba biznesmenëve për t’i hequr gjoja nga lista e personave të shpallur “non grata”, ku mjaft deshmi po behen te ditura publikisht.

Pra, gjithçka lidhet me Edi Ramën nxin në çdo pikëpamje dhe nga zyra e tij prodhohen vetem afera të njëpasnjëshme, njëra me e rëndë sesa tjetra, që kane kulmuar me korruptimin e një zyrtari të FBI për interesat personale dhe te pushtetit personal të Edi Ramës.

Shpërdorimi i emrit te SHBA dhe i FBI është kryer në mënyrë të vazhdueshme e te përbindshme nga Edi Rama, duke dëmtuar marrëdhëniet ndermjet SHBA dhe Shqipërise vetëm për interesat personale të Edi Ramës.

Edi Rama dhe qeveria e tij, përfaqësojnë thjesht dhe vetëm një kalbësirë të dekompozuar, qe gjeneron korrupsion politik dhe financiar dhe sherben si mbeshtetja kryesore per trafiqet,pastrimin e parave dhe kriminalitetin e cdo lloji.

KOMISIONI HETIMOR NE SHQIPERI!

Ndërkohë që SHBA, Senati dhe Kongresi jane ngritur ne kembe dhe kërkojnë me shume force hetim të plotë e të gjithëanshem te aferës për një Drejtor të kundërzbulimit të FBI, në Shqipëri Edi Rama dhe banda e tij në Parlament, ndalojnë Komisionin Hetimor si nje detyrim Kushtetues per zbardhjen e kesaj afere mafioze te dimensioneve shume te medha dhe qe rrezikon rende Sigurine Kombetare te vendit.

PROTESTA E 11 SHKURTIT ÇRRENJOSJA E MAFIES KRYEMINISTRORE!!

Protesta e 11 shkurtit eshte pergjigja legjitime e popullit ndaj do të jetë një uragan i jashtëzakonshëm për të çrrënjosur e shkulur mafian nga zyra e Kryeministrit, mafie që përfaqësohet personalisht nga Edi Rama.

Ndaj cdo shqiptar do të jetë pjesë e asaj proteste, pasi nuk ka asnje shqiptar të cdo lloj bindjeje politike, që të pranojë një Kryeministër mafioz dhe një zyrë kryeministri të shndërruar në një çerdhe të mafias.

Ndaj protesta e 11 shkurtit do te jete shprehja madhështore e vendimit mbarëpopullor për NDRYSHIMIN ME ÇDO ÇMIM të kësaj situate të tmerrshme ku e ka çuar vendin Edi Rama.

Nga Petrit Vasili