rama-veliaj

Edi Rama: – “Lali Eri do vijë herë pas herë të mbjellë ndonjë pemë që të dalë në TV”.

17 MAJ 2022

Kryeministri Edi Rama ka inauguruar sot banesat e reja në Ndroq, të rindërtuara pas tërmetit të 26 nëntorit. Gjatë fjalës së tij, Rama “sulmoi” opozitën, ndërsa nuk ngurroi t’i jepte banorëve këshilla për mirëmbajtjen e banesës.

Ai u shpreh se “kur të rikthehet në Ndroq për ti përshëndetur, uroj të mos shohë makina të vjetra që nuk punojnë por rrinë si barrikada kur të dalë komshiu të gjuajë me domate”.

Edi Rama: “Numri i shkollave dhe kopshteve të reja të ndërtuara më shumë se sa kanë ndërtuar ata në gjithë qeveritë e tyre.  Dhe flasin, dhe shajnë dhe shpifin, duan t’i dalin në mbrojtje Shqipërisë dhe shqiptarëve. T’i dalin ata në mbrojtje juve, a e kuptoni apo jo. Maksimumi që mund të bëjnë ata për ju demokratët që jeni këtu, se për socialistët nuk kanë çfarë bëjnë fare është t’ju ndërrojnë bravën, duke ju dhënë garanci që brava e tyre ju mbron më shumë, që shtëpia të mbyllet dhe ju të mos hyni dot në shtëpi, e të mblidheni tek Lana.

Megjithatë ata janë për të ardhur keq, neve keq nga vjen plot dhe na vjen mirë që kjo bashkësi këtu, është gati të futet në shtëpi.

 Ju takon ta mirëmbani. I pyeta pse i keni bërë jeshile këto shtëpitë? Më thanë se të bardhat bëhen pis shpejt, ka një logjike dhe kjo, por edhe jeshilja bëhet pis nëse nuk e mirëmbani. Shpresoj kur të vij këtu ndonjë ditë për t’ju përshëndetur të mos shoh gardhe, dyshekë të vendosur për të përballuar goditjen me grusht të komshiut, susta, kompensata, makina të vjetra që nuk punojnë por rrinë si barrikada që kur të dalë komshiu të gjuajë me domate, shpresoj të mos ketë nga këto. Shpresoj ta merrni këtë pronë private ta gëzoni.

Edhe lali Eri do vijë herë pas herë të mbjellë ndonjë pemë këtu që të dalë në televizor.”

Gazeta Sot