“Edi Rama me dy qeveri, – Një në burg dhe në një në Kryeministri”.
23 Shkurt 2023
Opozita po zhvillon një protestë përpara godinës së Kuvendit, teksa brenda sallës po zhvillohet seanca plenare.
Qytetarët që janë bashkuar në protestë, po mbajnë në duar flamuj dhe pankarta të shumta kundër qeverisë.
Disa nga pankartat më “pikante” janë pasqyruar më poshtë:
“Edi Rama me dy qeveri, një në burg dhe një në Kryeministri”
“Edi Rama arkitekt i shpopullimit”
“Faktet dolën, dorëheqja është detyrim”
Nuk kanë munguar edhe pankartat në gjuhën angleze:
Kujtojmë se seanca plenare e ditës së sotme është shoqëruar me përplasje të shumta mes përfaqësuesve të opozitës dhe maxhorancës, pas përjashtimit të disa deputetëve demokratë nga seancat plenare.