
Edi Rama pazar me 100 mijë palestinezë për t’i sjellë në Shqipëri dhe për të marrë mbështetjen e presidentit…
31 Mars 2025
Nga: Gazeta Sot
Ja manovrat e kryeministrit për t’i shpëtuar përndjekjes nga çështja “McGonigal”.
Kryeministri Edi Rama duket se është kapur në një nga skandalet më të mëdha të historisë shqiptare. Burime të besueshme zbulojnë se ai ka nisur një mision të fshehtë për të siguruar mbështetjen e Donald Trump, nga frika se presidenti amerikan mund të hapë “Kutinë e Pandorës” mbi çështjen “McGonigal”. Në një lëvizje të pabesueshme, Rama dyshohet se ka hyrë në një pazar të errët për të pranuar 100 mijë palestinezë në Shqipëri, në këmbim të favorizimit të tij nga republikanët në SHBA. Madje ky plan i frikshëm përfshin gjithashtu pranimin e qindra mijëra emigrantëve nga Afrika dhe Azia, duke e kthyer Shqipërinë në një “koloni refugjatësh” për interesat personale të kreut të qeverisë.
Sipas avokatit dhe kreut të Aleancës Konservatore për Shqipërinë, Altin Goxhaj, Rama po bashkëpunon me një agjenci izraelite për të realizuar këtë operacion të fshehtë, ndërsa një marrëveshje e ngjashme po negociohet edhe me Italinë, Britaninë dhe disa vende të BE-së. BBC ka konfirmuar se Londra ka marrë një ofertë të “parefuzueshme” nga Rama për të pranuar emigrantët e padëshiruar në Europë. Por çfarë fshihet pas kësaj lëvizjeje? Sipas burimeve të sigurta, kjo është “arma sekrete” e Edi Ramës për të siguruar një takim me Trump dhe për të shpëtuar nga ndjekja penale që mund ta rrëzojë nga pushteti.
Çështja “McGonigal” është një bombë me sahat që pritet të shpërthejë, dhe Rama po kërkon shpëtim përmes aleancave të dyshimta ndërkombëtare. Mirëpo në këtë skenar të rrezikshëm, ekspertët paralajmërojnë se Shqipëria po shndërrohet në një “territor eksperimental” për interesat e Ramës, ndërsa qytetarët shqiptarë rrezikojnë të humbasin sigurinë dhe identitetin e tyre kombëtar. Por do të lejojnë shqiptarët që vendi të shitet për pazare politike? Kjo mbetet të shihet.
Reagimi i avokat Goxhajt
Konkretisht ka qenë avokat i njohur, Altin Goxhaj, i cili këtë fundjavë ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke zbuluar një program sekret të tij për të siguruar fitoren në zgjedhjet e ardhshme. Sipas Goxhajt, Rama po lobon për të sjellë 100 mijë palestinezë në Shqipëri, ndërsa përmend dhe marrëveshjet me shtetet e BE-së për të pranuar emigrantë nga Afrika dhe Azia. Por kjo deklaratë ka ngritur shqetësime të mëdha për pasojat e mundshme në shoqërinë shqiptare dhe për jetën e qytetarëve të saj.
“ZBULOHET PROGRAMI I VËRTETË I RAMËS PËR TË FITUAR ZGJEDHJET DHE SHPËTUAR NGA CUNAMI TRUMP! Pyetje publike e kryetarit të Partisë Aleanca Konservatore Për Shqipërinë, Avokati Altin Goxhaj! Arma sekrete e Ramës për të siguruar një vizitë në Uashington është paraqitja e kërkesës personale të tij për të marrë në Shqipëri 100 mijë palestinezë! Konfirmohet se po lobon një agjenci izraelite! Ndërkohë që konfirmohet me ligjin e ri se Meloni nuk do sjellë për 30 ditë pritjeje afrikanët e kapur në det por 18 muaj çdo afrikanë të dëbuar nga Italia (dhunë, përdhunim, vjedhje, etj).
Konfirmohet nga BBC se Kryeministri i Britanisë ka marrë ofertë të parezistueshme nga Edi Rama për të bërë të njëjtën gjë si Meloni! 4-shja e Marrëveshjes së Përbashkët të Azilit Gjermani-Austri-Belgjikë-Holandë kanë marrë të njëjtën ofertë! I kuptuar pse janë 56 mijë apartamente bosh pa kontratë energjie dhe uji në Tiranë? PYETJA për të gjithë ata që janë gati të votojnë Ramën nga inati i Berishës: MË KEQ PËR JETËN E FËMIJËVE, GRAVE, PRINDËRVE TUAJ ËSHTË BERISHA APO DYNDJA E 100 MIJË PALESTINEZËVE DHE 100 MIJË AFROAZIATIKËVE TË DËBUAR NGA EUROPA BRENDA 2025? P.s. Zogjtë e tjerë të Qyqes Soros, Tiku i Soros, Shabanica e Soros dhe Qorri i Soros, heshtin për shkak të Mitrës Soros që i ka pjellë”, shkruan Goxhaj në rrjetet sociale.
Reagon Ngjela
Ndërkohë dje edhe avokati Spartak Ngjela, ka reaguar për situatën e emigrantëve dhe dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar nga Italia në kampin e Gjadrit. Ai theksoi se ky veprim është kërkesë e Qeverisë italiane dhe se Qeveria shqiptare duhet të ketë një qëndrim të qartë, duke shpjeguar masat që po merren. Nga studio e MCN TV, Ngjela kritikoi qeverinë për mungesë transparence dhe për dështimin në krijimin e një strategjie të qartë për trajtimin e emigrantëve, duke theksuar se Shqipëria nuk ka kapacitet për të mbajtur një numër të tillë emigrantësh. Në lidhje me marrëveshjet ndërkombëtare, Ngjela theksoi se çdo kontratë duhet të jetë në përputhje me interesat dhe ligjet shqiptare, dhe se qeveria nuk duhet të nënshkruajë marrëveshje pa i bërë ato publike.
Ai paralajmëroi se mungesa e një qëndrimi të qartë dhe mosmiratimi i masave të duhura mund të ketë pasoja të rënda për stabilitetin dhe të ardhmen e Shqipërisë në raport me emigracionin dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. “Kjo është nonsene në funksion të juridiksionit shqiptar. Të gjithë këtë lëshim po e bënë kryeministri që vjen nga piktura që nuk njeh as ligje e asgjë. Mund të jesh humanist, por duhet të ketë parasysh se cilat janë shpenzimet. Përgjegjësia e emigrantëve është e Italisë sepse ata kanë shkelje kushtetuese dhe jo ne. Ata i kanë pranuar ata emigrantë. Italia shpëton nga “agresioni” që i bëjnë të huajt që duan të shkojnë në Europë dhe të gjithë barrën do e mbajë Shqipëria që nuk kupton asgjë ligjore. Kapaciteti nuk ka asnjë vlerë nëse ata i paguajnë qiranë shtetit shqiptar.
Sepse me ato para shteti shqiptar mund të ndihmojë shoqërinë e vetë. Kush e paguan qiranë shtetërore të atyre tokave që po vendosen kampet?! Pse nuk shkojnë në Greqi këta, por vijnë në Shqipëri. Sepse e dinë që këtu nuk ka qeveri. Nëse kryeministri nuk ka vendosur qiramarrje në tokën shqiptare atëherë ka aktivitet antishqiptar”, deklaroi Ngjela.
Reagon Londra
Nga ana tjetër, edhe ministrja (Sekretarja) e Brendshme britanike Yvette Cooper ka folur këtë fundjavë për “Sky Neës” në lidhje me imigracionin e paligjshëm dhe nëse Britania e Madhe mund të arrijë një marrëveshje të një vendi të tretë me Shqipërinë. Fillimisht, zyrtarja britanike pranon se tashmë ekziston një “marrëveshje kthimi” me Shqipërinë, duke shtuar se qeveria “po punon për të rritur kthimet tona kudo”. “Kjo është arsyeja pse ne kemi një rritje prej 20 për qind të kthimit tashmë si rezultat”, thotë Cooper për Sky Neës.
“Unë mendoj se ajo për të cilën po flisni është marrëveshja, padyshim, që kanë vendosur Italia dhe Shqipëria, të cilën ne gjithmonë kemi thënë se do ta shikojmë”, vijoi ministrja britanike. Ajo shtoi se ka biseduar tashmë me ministrin e brendshëm italian “për marrëveshjet e tyre”. Marrëveshja Itali-Shqipëri, e nënshkruar në nëntor 2023, u lejon italianëve të përpunojnë kërkesat për azil dhe të trajtojnë kthimin e emigrantëve në Shqipëri. E pyetur nëse do të dëshironte që të miratonte një marrëveshje të ngjashme në Mbretërinë e Bashkuar, Cooper u përgjigj se “ne gjithmonë do të shikojmë se çfarë funksionon”.
Paralajmërimi
Megjithatë sinjale se Shqipëria është përzgjedhur si vend ku mund të shpërngulen palestinezë si pasojë e planit të presidentit Donald Trump ka dhënë dhe konspiracionisti Alfred Cako. “Unë e mendoj se arrestimi i E.Veliajt dhe akuzat ndaj tij për çështje që s’kanë të bëjnë ende me Ramën është një kërcënim për këtë të fundit për të pranuar 100-150 mijë palestinezë në Shqipëri. Përndryshe Veliajt do ti hapen kartat e incerenatorit ku synohet të përfshihet edhe E.Rama. Kjo kartë do të luhet edhe me opozitën dhe kush do pranojë këtë kërkesë të sionistëve ai do të ndihmohet të marrë pushtetin. Unë mendoj se dy partitë shtet në USA, – PR & PD, – luajnë të njëjtën lojë të komanduara nga e njëjta dorë e sionizmit duke qenë njëra polic i mirë dhe tjetra polic i keq.
Qëllimi kryesor është krijimi i Izraelit të madh dhe spastrimi etnik i atyre territoreve të LM duke përdorur vendet e Evropës si zona “kosh grumbullimi” të dëmeve të cilat janë ato që do paguajnë kostot e këtyre tërmeteve shoqërore mesdhetare të padëgjuara në historinë e njerëzimit në një shkallë kaq të gjerë. Mjetet që përdorin për shtetarët e vendeve “kosh grumbullimi” janë presioni, joshja me përfitimet politike ndaj liderëve të korruptuar, kërcënimet, vrasjet kur dikush bëhet pengesë për të pranuar refugjatët nga zonat e luftës në LM, siç ndodhi me atentatin ndaj kryeministrit sllovak Fico. Ja pra kjo është loja e madhe. Për të arritur këtë shfrytëzojnë këtu SPAK-un që unë ja u kam thënë që është një mjet i sionistëve kundër mazhorancave dhe opozitës”, ka deklaruar disa ditë më parë konspiracionisti Cako.