Edi Rama: – Pensionet janë kocka më e vështirë për t’u gëlltitur për një qeveri.
5 Shkurt 2025
Kreu i qeverisë u shpreh se sot Shqipëria nuk është më nga ata të vegjlit e të dobëtit që prisnin ndihmën nga të tjerët, por një vend i pozicionuar ndryshe dhe i konsiderua nga të tjerët si një vend me të ardhura mesatare.
Rama tha se sot kemi dy pasqyra, të atyre që kanë dalë në pension para 2014 dhe ata që kanë dalë pas.
“Pensionistët sot, që kanë të njëjtat vite pune, kanë paguar të njëjtat sigurime shoqërore, por kanë dalë në pension në dy kohë të ndryshme, marrin pensione të ndryshme”, tha ai, ndërsa shtoi se një nga pikat që në duhet të adresojmë, është si të zvogëlojmë këtë hendek.
“Ndryshimi ka ndodhur se me reformën vendosëm kontributet në funksion të pensionit. Niveli i pensionit ishte me një tavan atë kohë, rreth 200 dollarë, me llogaritë e sotme, 220 euro. Çfarëdolloj kontributesh të kishe dhënë ti, nuk merrje me shumë se 220 euro”, tha Rama.
Rama: Për të bërë një bilanc të një rruge të nisur 10 vite më parë dhe për tu projektuar për të ardhmen, duke pasur si ambicie majën e 2030 ku Shqipëria duhet dhe besoj se do jetë anëtare e BE.
10 vite më parë e nisëm këtë rrugë duke synuar një reformë të mirëfilltë për pensionet dhe jo të arnojmë atë sistem duke qenë të vetëdijshëm që pensionet janë kocka më e vështirë për tu gëlltitur për një qeveri dhe shtet ne kohët e sotme, ku demografia në Evropë nuk është në favor të ecurisë normale të sistemit.
Ka qenë një rrugë e gjatë, por nga e cila kemi mësuar jo pak, sot jemi një vend tjetër, kemi një prodhim të përgjithshëm 2.5 herë më të lartë se 10 vite më parë. Jemi një vend që eksporton më shumë se 4 fish se 10 vite më parë.
Duke mos qenë më ata të vegjlit e të dobëtit që prisnin ndihmën nga të tjerët, por një vend i pozicionuar ndryshe dhe i konsiderua nga të tjerët si një vend me të ardhura mesatare, jemi të sfiduar që t’i përgjigjemi pritshmërisë së njerëzve që vetëm rritet në kushtet ku të gjithë e shohin që ka dhe më mirë.
Duke ardhur këtu m’u kujtua si e kemi nisur qeverisjen në takimin e parë me Fondin Monetar Ndërkombëtar, që më pas pati po atë lloj qasjeje edhe kur u takuam me Bankën Botërore. Rrisnin çmimin e energjisë, ulni pensionet dhe filloni paguani borxhet që u keni të tretëve. Ishim një vend që kishim një borxh prej 1.2 miliardë euro vetëm në kompaninë e shpërndarjes së energjisë.
Vetëm borxhet ndaj kompanive të kontaktuara kalonin shumën e 400 milion eurove, dhe përgjigja jonë ishte “jo” nuk do rrisim çmimin e energjisë, por do fillojmë të vëmë rregull dhe të gjithë të paguajnë çmimin e energjisë. Dhe me pensionet ka ndodhur duke menduar vetëm sot për sot, dhe duke krijuar një skemë në prag të kolapsit… Do ishte fatale, nëse në këtë pikë, ne do të vepronim pa pasur një vizion afatgjatë dhe plan të qëndrueshëm.
Sot kemi dy pasqyra përballe, ata që kanë dalë në pensionet para 2014 dhe ata që kanë dalë pas. Pasqyra që mund të shërbejnë si mësime dhe në shkollë, se si mund ta dëmtojë një politikë dritëshkurtër një shtesë të tërë të popullit. Pensionistët sot, që kanë të njëjtat vite pune, kanë paguar të njëjtat sigurime shoqërore, por kanë dalë në pension në dy kohë të ndryshme, marrin pensione të ndryshme.
Një nga pikat që në duhet të adresojmë është si të zvogëlojmë këtë hendek. Ndryshimi ka ndodhur se me reformën vendosëm kontributet në funksion të pensionit. Niveli i pensionit ishte me një tavan atë kohë, rreth 200 dollarë, me llogaritë e sotme, 220 euro. Çfarëdolloj kontributesh të kishe dhënë ti, nuk merrje me shumë se 220 euro. Kjo ka shkaktuar të gjithë plagën e madhe që po mbyllet dalëngadalë, por sidoqoftë vazhdojmë të kemi një pjesë që vuan nga ajo plagë.
Dua të them që kur vjen puna te pensionet, ata që nuk kanë asnjë gjë në dorë, premtojnë gjithçka të dëshirueshme dhe të imagjinueshme. Mirëpo të premtosh diçka të tillë, po i hap një luftë fakteve, po i kthen kurrizin ekspertëve dhe po hidhesh në humnerë. Do të thotë hajde të bëjmë një ditë feste me gjithçka kemi, nesër le të bëhet qameti. Ne nuk mund ta bëjmë dot këtë. Ne do të ecim paralelisht me bonuset, të vilat janë rritur në mënyrë të ndjeshme.