26 Tetor 2024

Teksa kërkoi votën e emigrantëve të SHBA-ve, kryeministri Rama iu përgjigj pyetjeve të tyre.

Rama tha se Partia Demokratike ka rënë në duart e gabuara dhe se ata që po e menaxhojnë e kanë marrë më qafë.

“Ne nuk kemi qenë në PD se unë ia ndjeva erën  që në fillim. Fatkeqësisht Shqipërisë iu desh të vuante shumë nga ato duar të këqija që morën më qafë partinë më të bukur që ka lindur në Europën Lindore Partinë Demokratike”, tha Rama ndër të tjera.

Gjithashtu kryeministri Rama u shpreh se PD-ja është marrë nga komunistët me të këqinj dhe më të zinj.

“E kam shumë qejf kur më thonë jam antikomunist dhe demokrat. PD na e morën komunistët më të këqinj.

Thashë me mirë po bashkohemi edhe me komunistët që nuk e mohojnë nga kanë ardh se sa me nejt me ata që kur ishin te partia e koministëve ishin më të zinj se komunistët dhe pastaj dplën nga anat tjetër.

Siç tregon historia Shqipëria nuk është e ndarë me komunsitësh dhe demkratësh është e ndarë mes punëtorësh dhe dembelash e dyta patriotësh dhe nacionalistësh që i referohen flamurit për të fshehur dhe e treta mes atyre qe Shqipërinë e shohin përtej bindjeve politike”, tha Rama.