1 Shkurt 2024

Akuza të forta janë drejtuar ndaj “Top Channel” nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj në daljen e tij të parë publike pas largimit nga Shqipëria.

Ahmetaj tha se “Top Channel” e ka sulmuar me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, lidhjet e për goditjet ndaj tij shkojnë nga Rama te “Top Channel”, te Ben Blushi, te Mirel Mërtiri dhe Adriatik Doçi.

“Besoj se me ndonjë batutë do t’ju përgjigjet kryeministri, ndonjëherë kur ta pyesni, do t’ju bëjë batutën e radhës të dardhave, mollëve dhe pjeshkave që vërtiten aty. Dhe në mbledhje të kryesisë tha, u kërkoj ndjesë shqiptarëve, nënave dhe motrave, por edhe të gjithë qytetarëve, ka përdorur shprehjen; do të shkojë në të s’ëmës ai që prish unitetin e partisë. Kërcënimi i parë. Njerëzit që më njohin, shpesh e dinë se jam edhe impulsiv.

Kam qenë në dilemë të madhe, por që në 24 atë ditë vendosa të mos flisja. Mendova që mosha ime, gati 55 vjeç nuk duhet të jetë më impulsiv dhe besoj se kam bërë mirë se do të kisha thënë gjëra që në qetësi të plotë nuk do t’ja falja vetes për humbje etike. Unë do të veja në të s’ëmës dhe ky do të më çonte mua në të s’ëmës. Le të bëjë dhe të qeverisë me batuta sa të dojë. Në vazhdim, siç ju thashë që unë nuk isha pjesë e dosjes Elbasan dhe Fier, dhe u sajua pjesa e mercenarit. I është dhënë dosja e mercenarit te Sofra e Ariut. Atë dosje ndoshta dikur, ndoshta, e ka pasur, nuk i bie në qafë, Mireli. Mireli ja ka dhënë Blushit. Blushi ja ka dhënë Ramës.

Ramës i ka humbur dhe e ka gjetur, Adriatik Doçi, mercenari. Lidhje shumë interesante.

Pyeti, tani drejtorin e ujësjellësin e Tiranës që është sot, Kacidhja, çfarë e lidh me Adriatik Doçin, dreka dhe darka. Mos ndoshta përgatitje për goditjen ndaj prokurorëve. Çfarë e lidh dreka dhe darka para dy javësh. Çfarë e lidh ujësjellësin e Tiranës, me Adriatik Doçin. Apo ajo që e lidh Doçin me oligarkët tek resorti i Rolling Hills. Çfarë e lidh. Nuk është për t’u diskutuar nga unë, se është përdorur si instrument i paguar. Dhe menjëherë filloi Top Channel. Top Channel e filloi goditjen gjatë periudhës që kishte gjyqin në Gjykatën e Lartë për pronësinë.

Kjo është një kapitull tjetër që ndoshta do të takohemi sërish dhe do të flasim. E mbajti tre muaj. Vuri reklamë në Big Brother. Fëmija im i madh ka kaluar një periudhë shumë të gjatë në depresion. U llahtaris me 20 shoqe kur e pa. Cili ishte korrupsioni im? Tre muaj nuk ka mbajtur luftën e Kosovës, ai televizion, luftën e Ukrainës, më mbajti mua. Në njërën anë më thoshin, shiko se ai ka qenë armiku jonë. Unë historikisht kam qenë mik i ish-pronarit. Madje periudhën që fatkeqësisht humbi jetën, në 2007, po diskutonim të hynim bashkë në biznes, kur unë isha jashtë politikës. Pra nuk kam qenë ndonjëherë armik i TCH”, nënvizoi ish-zv.kryeministri.

CNA