Eduart Karaj mitizon plisin në pikturë: Më frymëzon prej vitesh
Eduart Karaj mitizon plisin në pikturë: Më frymëzon prej vitesh
Nëntor, 2020
Nga Leontina Nika
Plisi, simbol i identitetit kombëtar shqiptar ka frymëzuar piktorin Eduart Karaj, për ta hedhur në pikturë. Arsyeja që ai prej vitesh merret me plisin është kjo.
“Ndoshta është një lidhje letrare, filozofike me gjyshërit. Plisi është shumë i vjetër. Është një tregues edhe vizual, por tregon edhe madhështinë e një malësori. Tregon një karakter burrëror, por edhe legjendar”, thotë ai.
Ky simbol i lashtë i mbajtur nga shqiptarët , vjen me një impresionizëm ngjyrash prej piktorit
“Unë jam shumë i dashuruar me plisin. Kam dëshirë edhe ta mitizoj”, shprehet piktori.
Krahas portreteve imagjinar, nuk mungojnë edhe figurat historike. “Ky është një portret i Sulejman Vokshit, është hedhur në forme ekspresive. Besoj që lidhet pak me traditën”, thekson Karaj.
Punimet e tij u prezantuan ne sheshin “Shtraus”, ku tërhoqen vëmendjen e kalimtarëve të kryeqytetit.
abcnews.al