Edvin Kulluri nxjerr për herë të parë ‘informacionet e fshehta’, tregon se çfarë i kanë kërkuar Sali Berishës ndërkombëtarët për Lulzim Bashën
Edvin Kulluri nxjerr për herë të parë ‘informacionet e fshehta’, tregon se çfarë i kanë kërkuar Sali Berishës ndërkombëtarët për Lulzim Bashën
10 SHTATOR 2021
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edvin Kulluri ka komentuar zhvillimet e fundit politike.
Ai u shpreh se partnerët ndërkombëtarë i kanë thënë Berishës të ushtrojë rolin dhe peshën e tij, për të larguar Bashën nga drejtimi i partisë.
Ai tha se një gjë e tillë është kërkuar për shkak se Basha cilësohej si një njëri që ka destabilizuar vendin me protestat e dhunshme në vitin 2019.
“Nga gjithë të dhënat që kam unë, partnerët ndërkombëtarë i kanë thënë Berishës të ushtrojë rolin dhe peshën e tij, për të larguar nga drejtimi i partisë një njëri që ka destabilizuar vendin me protestat e dhunshme në vitin 2019. Ne dimë shumë mirë se djegia e mandateve nuk është mbështetur në një qëndrim legjitim, sepse ai i kishte humbur zgjedhjet. Edhe vetë Berisha e tha hapur se PD nuk është e vjedhur, por i ka humbur zgjedhjet
Berisha nuk ka qenë aq i drejtë sa ka qenë dje. Normal që ai duhet të ishte shprehur më parë. Nëse do të kishim një parti të hapur dhe demokratike nuk do të kishim ardhur në këtë pikë. Është bërë një mbledhje në Skype dhe në Zoom dhe është çuar lista në KQZ. Ne kemi një individ avanturier që ka marrë në qafë PD-në”, tha Kulluri për Ora News.