‘Eja na nxirrni’/ Mërtiri sfidon Ramën. ‘Po qe i fortë, bëj referendum për Teatrin’
‘Eja na nxirrni’/ Mërtiri sfidon Ramën. ‘Po qe i fortë, bëj referendum për Teatrin’
17:04, 24/07/2019
Sociologu Ergys Mërtiri, një nga aktivistët në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, duke komentuar reagimin e kryeministrit Rama i cili i quajti pakicë, e ftoi Ramën të mbajë referendum për Teatrin nëse mendon se ata janë pakicë.
Mërtiri foli për Syri Tv edhe për kërcënimet që Rama po u bën artistëve duke i kërcënuar me heqjen nga puna të të afërmve.
‘Ka pasur artistë që i kanë kërcënuar se do i heqin gruan nga puna, që i do i heqin djalin nga puna, që do u heqin shfaqjet. Ka edhe artistë që i kanë kërcënuar me dosjet e së kaluarës. Dhe të gjitha këto kërcënime përdoren për një vepër korruptive në mes të Tiranës.
Në jemi këtu për të mbështetur kauzën.
Njerëzit nuk vijnë fizikisht se kanë një mijë halle, të tjerë se i heq Rama nga puna, ka edhe që janë indiferentë se indiferentizmi në këtë vend është epidemi.
Por unë shikoj njerëz që janë të mllefosur me këtë pushtet. Pro prishjes së Teatrit janë njerëz nën administratën e shtetit që marrin fonde nga qeveria.
Nëse mendon se që je shumicë, bëj referendum.
A ja ha mendija Ramës se është shumicë, pse ka një vit e gjysmë që e shtyn prishjen e Teatrit. Rama po e humbet durimin. Unë i them Ramës ‘Eja na nxirrni’. Këtë i them unë.”, tha Mërtiri
© SYRI.net