Ekonomia informale me para droge është njësoj si ekonomia e piramidave financiare“, kështu shkruan në rrjetin social Facebook, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Manjani shkruan se njerëzit kujtojnë se kanë para, por në fakt kanë borxhe për të larë teksa paralajmëron se fundi do të jetë i tmerrshëm.

Postimi:

“Ekonomia informale me para droge është njësoj si ekonomia e Piramidave financiare.

Të njëjtën efekt ka!

Njerëzit kujtojnë se kanë para, por në fakt kanë asgjë! Kanë borxhe për të larë.

Deri sa të falimentojë edhe ndërtimi i kullave dhe të futet në kolaps tregu i pasurive, do vijojë kjo agoni.

Ndërkohë njerëzit do vriten e do sakatosen njëri me tjetrin, për të larë hesapet!!!

Pamja bëhet gjithnjë e më e zymtë! Kjo pamje nxit IKJEN!

Qeveria fërkon duart se shtyn ca kohë kështu.

Por fundi është i tmerrshëm…”, shkruan Manjani.