Ekskluzive/ Nga berberë, barinj, bastexhinj, spiunë, kamarierë me gradën ‘doktor shkencash’ tek masazhatoret, kandidatët e pazakontë të 25 prillit
Ekskluzive/ Nga berberë, barinj, bastexhinj, spiunë, kamarierë me gradën ‘doktor shkencash’ tek masazhatoret, kandidatët e pazakontë të 25 prillit
17 Prill 2021
Nga Adriatik Doci
Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit janë regjistruar rreth1800 kandidatë për të zënë 140 vendet në parlamentin e ardhshëm shqiptar. Për disa kryetar partia ka qenë tepë e vështirë për të plotësuar numrin e kandidatëve, ku për rrjedhojë kanë përfshirë në lista anëtarë të rrethit të tyre familjar dhe të fisit.
Partitë e vogla në vështirësi për të gjetur kandidatë për deputetë, fusin në lista familjarët dhe anëtarët e fisit. Në zgjedhjet e 25 prillit janë regjistruar 1800 kandidatë për 140 vende në Kuvend.
Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit janë regjistruar rreth1800 kandidatë për të zënë 140 vendet në parlamentin e ardhshëm shqiptar. Për disa kryetar partia ka qenë tepë e vështirë për të plotësuar numrin e kandidatëve, ku për rrjedhojë kanë përfshirë në lista anëtarë të rrethit të tyre familjar dhe të fisit. Mes kandidatëve, ka personazhe me profesione nga më të ndryshme, të cilët kërkojnë votën për t’u bërë deputet, kryesisht nën siglën e partive të ashtuquajtura të vogla. Në listën e kandidatëve për deputetë figurojnë berberë, spiunë, specialistë bastesh, blegtorë, kamarierë, rrobaqepëse, minatorë, muratorë, shitëse, kasiere, shoferë, saldatorë etj., profesione masive dhe të zakonshme, por që nuk përputhen me hartimin dhe miratimin e ligjeve.
Nuk mungojnë rastet e çuditshme siç është rasti i kandidatit të Bindjes Demokratike në Berat, Plarent Aleksi, i cili thotë se ka gradën doktor shkencash, por në CV, si përvojë pune, shënon ‘kamarier’. Leonard Lushi, kandidat i Lëvizjes së Re në Tiranë, vjen nga përvoja si specialist koeficientesh në lojëra fati dhe operator bastesh. Ndërkaq, kandidati i LSI-së në Berat, Ilir Oboni, pohon se është diplomuar për spiunazh. Për spiunazh është specializuar edhe kandidati i ABEOK në Tiranë, Maksim Ferra.
Disa kandidatë të tjerë të LSI shënojë si përvojë ‘pune’ dhe aktivitet shoqëror të qenit anëtarë të LSI-së. Kandidati i Aleancës Bashkimi Popullor-Emigracioni-Ora e Shpresës dhe Konservatorët (ABEOK) në Fier, Alban Cani, i cili si veprimtari shoqërore shënon ‘protestues’, ndërsa kandidati tjetër i këtij koalicioni në Shkodër, Altin Gjeloshaj, deklaron si përvojë pune ‘berber’. Një tjetër berber, Ervis Myrtezaj, kërkon të bëhet deputet në siglën e Aleancës Demokracia e Re.
Në Fier, Denisa Kele, kryeson listën e Lëvizjes së Re të Arian Galdinit. Kele thotë se ka punuar si lektore në një universitet privat në periudhën 2013-2015. Nga 2015 thotë se është e vetëpunësuar. Ajo rezulton se punon në një qendër estetike, ku reklamon edhe ofrimin e shërbimeve të ndryshme të relaksimit të lëkurës, rritjen e dendësisë së flokëve etj., ndonëse është arsimuar për ekonomi, ku mbete e paqartë se si është licencuar për ndërhyrje për ‘shuarjen e rrudhave’. Janë rreth 20 kandidate për deputete, të cilat thonë se kanë punuar dhe punojnë në qendra estetike.
Kandidati i ABEOK në Fier, Ilir Cullhaj, deklaron në CV veprimtarinë si bujk, ndërsa kandidati tjetër në Dibër, Laim Tota, shkruan në dokument se vjen nga fusha e blegtorisë. Ndërkaq, rreth 30 % të kandidatëve për deputetë të Partisë së Ballit Kombëtar janë studentë. Rreth 70 % e kandidatëve për deputetë të partive të vogla deklarojnë arsim të mesëm.
Disa nga kandidatët e pazakontë që synojnë të bëhen deputetë
Plarent Aleksi, kandidat i BD në Berat, doktor shkencash, kamarier
Ilir Oboni, LSI në Berat, si diplomuar për spiunazh
Franko Hakilja dhe Sindi Qafleshi, si aktivitet deklarojë anëtarësinë në LSI
Leonard Lushi, LRE në Tiranë, operator bastesh, specialist koeficientesh
Fida Elezi, kandidate e LRE në Dibër, babysitters, shitëse
Denisa Kele, kandidate e LRE në Fier, lektore, ekonomiste, qendër estetike
Bardhe Lisi kandidate e ABEOK në Shkodër, rrobaqepëse
Merita Preza, kandidate e ABEOK në Shkodër, stiliste
Xheni Vogli, LRE në Durrës, pastiçiere
Shpëtim Puca, kandidat i LRE në Dibër, saldator
Vangjel Buda, kandidat i LRE në Berat, marangoz
Entela Bejdo, kandidate e LRE në Berat, punon në fast-food
Juljan Demcoli, LRE Elbasan, call center
Igli Deliaj, LRE Fier, shofer
Kol Beci, kandidat i BD në Lezhë, ka punuar në minierë
Vlash Kolici, kandidat i BD në Lezhë, mekanik
Marie Çipi, kandidate e ABEOK në Berat, kuzhiniere
Sabina Zejneli kandidate e ABEOK në Shkodër, kuzhiniere
Altin Gjeloshaj, kandidat i ABEOK në Shkodër, berber
Esmeralda Ndreca, kandidate e ABEOK në Shkodër, estetiste
Aleks Bezhani, kandidat i ABEOK në Berat, murator
Florian Xheka, kandidat i ABEOK në Tiranë, murator
Maksim Ferra, kandidat i ABEOK në Tiranë, i specializuar për spiunazh
Eralda Murati, kandidate e ABEOK në Tiranë, biznesmene në Dubai
Valentin Marku, kandidat i ABEOK në Lezhë, shofer mauneje
Ilir Cullhaj kandidat i ABEOK në Fier, bujk
Laim Tota, kandidat i ABEOK në Dibër, blegtor
Alban Cani, kandidat i ABEOK në Fier, punë të ndryshme, protestues!
Adivie Vranici, kandidate e ABEOK në Durrës, call center
Kadri Muka, kandidat i ABEOK në Durrës, elektricist
Ysni Xhelollari, kandidat i Aleancës Demokracia e Re në Korçë, mekanik
Ervis Myrtezaj, kandidat i ADR në Fier, berber
Oltjon Rexhepi, kandidat i ADR në Elbasan, kamerier
Era Stojku, kandidat i ADR në Dibër, shitëse në TEG
Santiljano Kovaci, kandidat i ADR në Berat, muzikant
Arsen Xhediku, LRE në Tiranë, instruktor patinazhi
Enrik Lato, LRE në Vlorë, profesion i lirë
Kejsi Kercyku, LRE në Tiranë, kasiere
Allaman Sula, LRE në Tiranë, kameraman
Krisabelo Muco, PSD në Durrës, shërbim ndaj klientit
Majkeliano Zotaj, PSD nw Vlorw, shofer kamioni
Sara Hodaj, LRE në Tiranë, shitëse në butik
Rigers Shperdheja, PLDSH në Durrës, fizioterapist
Marjana Dushku, PBK në Lezhë, stiliste
Basri Elezi, kandidat i PBK, eksperienca në punë kryetar i PBK dega Kukës
Shqiptarja.com