Ekskluzive/ Porti i Durrësit jepet me koncesion, privati merr 30 mln euro pa kryer asnjë investim!
Ekskluzive/ Porti i Durrësit jepet me koncesion, privati merr 30 mln euro pa kryer asnjë investim!
SHTATOR 2020
Porti i Durrësit, një nga nyjet më të rëndësishme tregtare të Shqipërisë, do t’i kalojë privatit. Me një vendim të beftë, Autoriteti Portual i Durrës ka hapur një tender me vlerë rreth 30 milionë euro, ku kërkon kompani private të menaxhojë terminalin e kontenierëve.
Në dokumentet e këij tenderi, të siguruara nga gazeta “Shqip” nuk jepen informacione se përse ndërmerret ky veprim, duke hedhur hije të forta dyshimi se gjithçka bëhet për të favorizuar privatët të kontrollojnë dhe menaxhojnë këtë terminal, i cili zë rreth 85 përqind të tregtisë së mallrave në rrugë detare të Shqipërisë.
Ndryshimet e fundit në kupolën drejtuese të këtij Autoriteti Portual duket se kanë pasur qëllim kalimin e tij në duart e privatit, i cili për 5 vitet e ardhshme do të ketë dorë të lirë me kontenierët, duke kontrolluar dhe menaxhuar pikërisht këtë terminal të rëndësishëm të Republikës së Shqipërisë. Nga informacionet e “Shqip” mësohet se funksionimi deri në këtë kohë është bërë normalisht, pavarësisht infrastrukturës apo edhe neglizhencës me dashje të titullarëve, të cilët kanë dashur që këtë terminal ta përdorin për interesa të tyre.
“Shqip” hulumtoi dokumentet e këtij tenderi, ku bëhet me dije se vlera që do ti jepet privatit ësht plot 3.736.183.195 lekë, pa TVSH. Mësohet se burimi i financimit për këtë shërbim është i parashikuar nga të ardhurat, që sigurohen nga tarifat portuale për shërbimet me kontejnerët, në këtë mënyrë financimi dhe likujdimi ndër vite është i garantuar, nga ana tjetër synohet të optimizohet kryerja e këtij shërbimi përmes uljes së kostove dhe rritjes së përfrmancës nga qasja në shërbim e një operatori me përvojë.
Gazeta Shqip