Ekspertët paralajmërojnë rigjallërimin e malaries

Për herë të parë në 10 vjet, rastet e malaries globale nuk po reduktohen, duke shkaktuar shqetësime në lidhje me rishfaqejen e sëmundjes e cila në shumë rastë është vdekjeprurëse.

Ekspertët dhe filantropisti Bill Gates po u bëjnë thirrje liderëve të vendeve të mbledhur në samitin e Commonwealth në Londër për të investuar më shumë para për të luftuar sëmundjen.

 

Në vitin 2016, gati gjysma e popullsisë së botës ishte në rrezik të malaries.

Kishte 216 milionë raste të malaries në 91 vende, një rritje prej pesë milionë krahasuar me vitin 2015.

Duke mos bërë më shumë investime dhe veprime parandaluese, mund të shihen edhe më shumë raste të vdekjes nga malaria, paralajmërojnë ekspertët.

Rastes e malaries, janë rritur në disa pjesë të Amerikave, Azisë Juglindore, Paqësorit Perëndimor dhe Afrikës, edhe pse në shumë rajone të tjera edhe pse ka të prekur, situata është nën kontroll.

Një pjesë e problemit janë mushkonjat dhe parazitët që shkaktojnë dhe shpërndajnë malarian.

Megjithatë, trajtime të tjera janë në horizont.

Një vaksinë e re eksperimentale, Mosquirix, tashmë është duke u përdorur për të mbrojtur fëmijët e vegjël në zona të caktuara të Afrikës, e cila është shtëpia e 90% të rasteve të malaries dhe 91% të vdekjeve nga malaria.

Por zhvillimet kërkojnë kohë dhe para. Dhe financimi global për të luftuar malarien ka mbetur në vend.