Ekspertët zbulojnë të vërtetën për gjurmët e bardha të avionëve në qiell
16 Mars 2024
Thuajse kudo që të jesh në botë, kur ngre kokën nga qielli shikon avionë që lënë pas gjurmë të bardha të gjata. Për to ka një shpjegim shkencor por jo të gjithë e besojnë, shkruan rrjeti britanik Unilad.
Shumë njerëz janë mësuar me këto gjurmë të bardha në qiell dhe i pranojnë tashme si të ishin një tipar i zakonshëm, si për shembull retë apo zogjtë.
Ata që kanë tendencë të besojnë te shkenca nuk merakosen, ndërsa ata që dyshojnë më shumë zgjedhin linjën e ashtuquajtur ‘konspiracioniste’ të cështjes.
Kjo e fundit që është gjithnjë e në rritje vitet e fundit thotë se gjurmët e bardha janë kimikate që spërkaten në ajër nga qeveritë.
Teoria e ka origjinën prej viteve 1990 kur një dokument i forcave ajrore të SHBA i publikuar në media fliste për ‘sisteme të modifikimit të motit’ që shfrytëzonin forcat ajrore për të arritur ato që quanin “objektiva ushtarakë”.
Prej ideve të përmendura aty kanë nisur teoritë se këto gjurmë, të njohura si “gjurmë kimike” janë një nga mënyrat e qeverive për të kontrolluar motin dhe tiparet e tij.
Ndërsa besime të tjera sugjerojnë se gjurmët kanë lëndë toksike për të helmuar njerëzimin ose për të kontrolluar mendjen e njerëzve në tokë.
Megjthse mund të duket e pabesueshme, teoria ka një bazë historike pasi prej viteve 1950 e 1960-të, SHBA lëshonte në ajër sulfid kadminium e zinku për të testuar shpërndarjen e armëve biologjike, shkruan Unilad.
Asokohe mendohej se kimikatet nuk ishin toksike por më vonë u kuptua se shkaktonin kancer nga ekspozimi zgjatur. Në një studim të vitit 2021, Sijia Xiao, e Universitetit të Kalifornisë tha mbi çështjen se mbrojtësit e teorisë së gjurmëve kimike “zgjedhin vetëm aspekte që u pëlqejnë atyre nga çështja”.
Teksa teori të natyrshme përhapen në rrjetet sociale, ekspertët kanë folur tashmë duke thënë se gjurmët e bardha nuk janë provë për ekzistencën e kimikateve.
Sipas ‘University Corporation for Atmospheric Research’, ato janë avuj kondensimi nga motorët e avionit. Studiuesit e Harvard shtojnë se nëse njerëz të fuqishëm do te lëshonin kimikate në ajër, ky do të ishte një operacion i gjerë dhe nuk mund të mbahej sekret.