Eksperti: – Basha shpenzoi mbrëmë 2850 dollarë për të blerë ndjekës
Eksperti: – Basha shpenzoi mbrëmë 2850 dollarë për të blerë ndjekës
17.12.2021
Nga Shekulli
Një fenomen i ri dhe njëherësh i çuditshëm është vënë re ditët e fundit me Facebook-un e ishkreut të PD-së Lulzim Basha, i cili si asnjëherë më parë në këto 8 vite e gjysmë të opozitarizmit të tij, po njeh një interes të jashtëzakonshëm të ndjekësve të live-t. Kjo u duk edhe mbrëmë, ku Lulzim Basha përballej në distancë me ‘babanë’” e tij politik, Sali Berishën, me të cilin divorci duket të jetë i pakthyeshëm. Njëri ishte në emisionin ‘Open’ dhe tjetri në ‘Opinion’-in e Blendi Fevziut, dy ditë përpara përplasjes së radhës, ku Berisha ka thirrur Referendum dhe Basha pretendon që të mbajë Kuvendin e dytë Kombëtar brenda muajit.
Nëse shihje ndjekësit në kohë reale të të dyve, numri në Facebookun e Bashës, ishte dyfish më i lartë se ndjekësit te Berisha, edhe nëse do të kontrollonim në kohën e reklamave, 10 mijë shqiptarë që qëndrojnë në Facebook për të parë logon e Partisë Demokratike?
Ndërkohë që ekspertë të rrjeteve sociale kanë bërë dhe përllogaritjet, ku në fund të live-t të Bashës dhe Berishës, numri total i personave që kanë ndjekur këtë të fundit është më i lartë se ai që kanë ndjekur kreun aktual të PD-së. Eksperti i të dhënave dixhitale, Blerim Gjeladini, shkruan: Sonte Lulzim Basha i ka shpenzu 2850$ per live stream views 99% from Bangladesh.
Llogaritë e tij shkojnë më tej:
12500 live views
500 neto
12000 te blera
2000 live vide views 400$
400$x 6= 2.400$
Emisioni ka zgjat 2h 23 min = 133 minuta
133 min – 120= 13 min Extra
Pra afersisht 2850$