Eksperti britanik: – Koronavirusi mund të jetojë me ne përgjithmonë. Ja çfarë do të thotë kjo.
“Koronavirusi do të jetë i pranishëm përgjithmonë me ne, në një formë ose në një tjetër”, ka thënë një anëtar i Grupit të Këshillimit Shkencor për qeverinë britanike. Mark Walport tha se njerëzit do të duhet të vaksinohen në intervale të rregullta. Komentet e tij vijnë pasi kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit tha se shpresonte që pandemia të përfundojë brenda dy viteve, më pak se ç’iu desh gripit spanjoll në 1918. Por Mark tha se tani popullsitë janë më të dendura dhe udhëtimi favorizon që virusi përhapet lehtësisht. Ai gjithashtu tha se popullsia botërore tani ishte shumë më e madhe sesa në 1918.
Duke folur në programin e BBC sot në BBC Radio 4, Mark tha se, për të kontrolluar pandeminë, do të duhet “vaksinimi global”, por shtoi se koronavirusi nuk është nga këto sëmundje që zhduket kaq lehtësisht, informon dritare.net.
“Ky është një virus që do të jetë me ne përgjithmonë në një formë ose një tjetër, dhe pothuajse me siguri do të kërkojë vaksinime të herë pas hershme,” tha ai. “Pra, si gripi i zakonshëm, njerëzit do të kenë nevojë për rivaksinim në intervale të rregullta.”
Mark paralajmëroi se ka ende gjasë që në muajt në vijim situata të dalë jashtë kontrollit.
Rastet e koronavirusit janë rritur në shumë vende në Evropë javët e fundit. Disa shtete, të cilët ishin dukur të suksesshëm në menaxhimin e pandemisë, tani po përballen me shifra tejet të larta.
Mark tha se jemi ende shumë larg imunitetit të tufës: “Ne e dimë se një në pesë njerëz në Britani janë infektuar, kështu që 80% e popullsisë janë akoma të ndjeshëm ndaj këtij virusi”./
L.F-dritare.net