Eksperti i ekonomisë: Ku e di Rama sa shitet domatja e mielli? Dashamir Shehi: – I di të gjitha! Kush është i varfër për të është budalla, thotë le të ngordhin…
13 Shtator 2022
Paketa e rezistencës është bërë sot objekt debati në emisionin ‘Open’ në ‘News24’. Eksperti i ekonomisë, Pano Soko tha se Rama nuk ia ka idenë e çmimeve në treg, se sa shitet domatja apo mielli.
“Ku e di Rama se sa ka shkuar domatja? Ai s’ka shkuar kurrë të blejë, apo sa ka shkuar mielli?! Po ku i di ai!”, tha Soko.
Ndërkohë, në bisedë ndërhyri deputeti Dashamir Shehi, i cili theksoi se Rama i di të gjitha.
“I di të gjitha ose ndryshe i bie të jetë idiot se ka 10 vite kryeministër. I di dhe nuk i bie në mend thotë; ‘le të ngordhin këto fukarenj’. Kush është fukara është budalla për Ramën. Kjo është filozofia.”, tha Shehi.
(BalkanWeb)