Eksperti i IT: – Në mbledhjet e Qeverisë diskutohen postimet më të mira në FB. – Drejtorët presione vartësve pse s’bëjnë like e share. – Ja si zbulohet
31 Janar 2023
Eksperti i IT Gent Progni ka zbuluar në një intervistë për emisionin “Panorama e Mëngjesit” në PANORAMA TV, se të punësuarit në administratë e deri tek ministrat në mbledhjet e Këshillit të Ministrave, kanë shqetësim kryesor menaxhimin e rrjeteve sociale dhe aktivitetin sa më të lartë të këtyrë faqeve në internet për të rritur fiktivisht imazhin. Kjo është zbuluar falë të dhënave të aplikacionit “Activist”.
“Pame pse ky Facebook i ministrave dhe kryeministrit ishin shumë aktivë si ka mundësi se ishte dicka shumë e sforcuar. Nga investigimi doli ky app, Activist. Nga hulumtimi që i bëmë app kishte shumë probleme të mëdha.
Shoh probleme tek instalimi dhe post instalimi, të merr gjithë akseset, kamerat, regjistrimi zëerit, vendndodhjen, fotot.
Kur instalohej duhej ta lidhje me llogarinë e rrjeteve sociale që të kontrolloheshe për veprimtarinë tënde.
Zbuluam URL që përdoreshin për këtë sistem. Zbuluam një pdf që mbledhjet e qeverisë nuk diskutonin më problemet e shqiptarëve por ktë pdf, postimin më të mirë më të keq të javës, profilet më të mira e më të këqija.
Kur nisën publikimet nisën dhe denoncimet e para. Më kanë shkruar shumë njerëz për presionet që kanë marrë nga drejtorët për instalimin, për aktivitetin që bënin, pse s’bën like e share. Pra çdo gjë bëhej për fasadë për të rritur audiencën në FB e gjithë kjo audiencë ishte fiktive, e rremë dhe s’kishte asgjë të vërtetë në statistikat e saj.
Problemi tjetër që shoh në pjesën fundore të app bëhet dhe analizë ku shihet sa orë rri në app, tërhiqet vërejtje kur nuk rri aq sa duhet.
Harxhohet shumë kohë në administratë sidomos muajin e fundit për t’u marrë me këtë gjë e nuk merren me problemet e njerëzve”.
Një tjetër problem që shihet sipas ekspertit të IT, është se kur jemi pak muaj para zgjedhjeve lokale, janë shtuar frikshëm shkarkimet e aplikacionit në telefonat e shqiptarëve.
“Dje kemi parë një shqetësim të fundit që kemi 10 mijë shkarkime në Android, që është shifër shumë e madhe”.
Gazeta Panorama