Eksperti i lartë amerikan jep paralajmërimin e frikshëm: Pandemia tjetër do të jetë 100 herë më agresive, ja pse do rrezikohemi nga pulat
Eksperti i lartë amerikan jep paralajmërimin e frikshëm: Pandemia tjetër do të jetë 100 herë më agresive, ja pse do rrezikohemi nga pulat
11 Qershor 2020
Pandemitë e fundit të mëdha që ndodhën në planet ndodhën shumë vite më parë, shumë ishin vdekjeprurës dhe u përhapën shumë shpejt, por në ditët e sotme ka tani, ndoshta, vetëm shumë rrallë dhe në raste plotësisht të izoluara.
Por sipas ekspertit amerikan, pavarësisht vendeve që po kalojnë kulmin e krizës Covid-19, më e keqja mund të mos ketë ardhur ende.
“The Sun” shkruan se sipas tij, fermat e mbipopulluara të shpendëve, ku pulat mbahen afër kontaktit me njëra-tjetrën, mund të shkaktojë pandeminë tjetër.
Dr Greger beson se një pandemi tjetër vdekjeprurëse, mbase “100 herë më agresive kur të vijë”, mund të ketë një shkallë fataliteti një në dy.
Ai shton më tej se pulat shpesh mbahen në hapësira shumë të ngushta dhe kjo mund të kthehet në një mjedis ideal për sëmundjet virale, siç është gripi i shpendëve.
“Nëse doni të krijoni pandemi katastrofike, atëherë ndërtoni ferma të tilla. Kur ju mbani mijëra kafshë apo shpendë të stresuar në mënyrë kronike, në ambiente të mbyllura, të ndryrë e të ngjitur me njëri-tjetrin, keni krijuar ambientin e përsosur për krijimin e një virusi vdekjeprurës”, sqaroi Greger.
“Tani kemi hyrë në një epokë ku nuk është e rrallë që mjekët të gjejnë veten duke trajtuar pacientë me infeksione bakteriale, për të cilat nuk ka antibiotikë efektivë”, tha ai.
Gazeta Sot