Eksperti i njohur i sigurisë: – Të nxirret Ushtria në rrugë. Autorët grup paramilitar me veprime …
18 KORRIK 2022
Ditën e djeshme një ngjarje tronditëse shkaktoi tre viktima, ku autorët ende janë të paidentifikuar. Eksperti i sigurisë Fatjon Softa e cilëson si ngjarje tejet të rëndë që ka tronditur nivelin e sigurisë në vend, masakrën me tre të vrarë në Fushë Krujë.
Nga studio e MCN Live, ai ngriti alarmin për sigurinë kombëtare duke qenë se ngjarja ndodh në një nga akset kryesore të vendit, ku në verë kur është rritur densiteti i mjeteve në rrugë.
Sipas tij, një akt i tillë është i rrezikshëm për këdo që është përreth me mjet me familjen dhe kjo ngre pikëpyetje nëse është Shqipëria një mjet i sigurtë ku mund të lëvizësh.
E shoh si grup paramilitar se veprimet e tyre janë profesionale, në një ambient i zgjedhur nga një kohë e gjatë e ndjekjes së viktimave deri sa është gjetur ai vend ku ka mungesë kamerash, ekzekutimi i tyre është i frikshëm.
Në çdo rast që ka pasur ngjarje të tilla, ka pasur vrasje, djegie shkatërrim. Nga të dhënat paraprake raportohet katër veta, unë mendoj se kanë qenë më shumë se fakti që janë larguar, kanë braktisur mjetet, dyshoj më shumë.
Nuk mund të flasim për vrasës me pagesë apo eliminim bandash, duhet të shohim grupmoshën, tipet e tyre, niveli arsimor dhe a janë vrasës që lëvizin në territor apo ju përkasin grupeve të caktuara.
Po e quajmë si organizatë ekzekutive për grupet kriminale. Gjasat janë që janë të paguar, po edhe të stërvitur, fakti që dinë të përdorin armë automatike, dinë të largohen.
Ose janë të rritur me krim, ose janë të stërvitur dhe kanë gjakftohtësi. E para kanë pasur qetësi, e dyta një lloj sigurie dhe tregon që nuk janë rastësor dhe mund të jetë përdorur dhe në raste të tjera.
Softa deklaroi se Policia e Shtetit ka kapacitete, ka njerëz shumë të aftë, por nënvizoi policia shqiptare duhet të marrë të gjitha përgjegjësitë dhe ndryshimet në të nuk duhet të jenë periferike, por radikale.
Gazeta Sot