Eksperti i shëndetësisë në SHBA: Vala e dytë e infektimeve me Covid-19 mund të jetë më agresive
Eksperti i shëndetësisë në SHBA: Vala e dytë e infektimeve me Covid-19 mund të jetë më agresive
E gjithë bota shkencore po kërkon ilaçin kundër virusit COVID-19 para se të vijë dimri. Një ekspert i shëndetësisë në SHBA ka paralajmëruar se vala e dytë e infektimeve mund të jetë më e keqe se kjo aktualja, pasi ajo ndoshta do të përkonte me fillimin e sezonit të gripit.
“Ekziston mundësia që sulmi i virusit në vendin tonë (SHBA) dimrin e ardhshëm, në të vërtetë mund të jetë edhe më i vështirë sesa ai që sapo kaluam”-tha kreu i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), Robert Redfield për “Washington Post” .
Ai tha që të kesh dy vështirësi të njëkohshme në frymëmarrje do të sillte një tendosje të paimagjinueshme në sistemin e kujdesit shëndetësor.
Paralajmërimi i tij vjen pak ditë pasi disa shtete amerikane janë të përgatitur të rihapin ekonomitë e tyre dhe Redfield kërkoi që edhe muajt e ardhshëm të vazhdojë distancimi shoqëror.
Ndërkohë shpresat janë se ilaçi kundra virusit të jetë gjetur para se vijë sezoni dimëror.