Eksperti zbardh detajet e forta dhe tregon lëvizjet e fundit te Ervis Martinajt: – Kërkohet i gjallë, ja ku nisi operacioni
26 Dhjetor 2022
Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm është zhvilluar prej pesë orësh një operacion në benesën e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt, por jo vetëm pasi kontrolle janë bërë edhe në banesat e të afërmve zonën e Fushë Kuqes.
Në lidhej me këtë operacion ka dhënë detaje shtesë edhe eksperti i njohur Ervin Karamuço. Ky i fundit ka theksuar se aksioni i sotëm tregon se Ervis Martinaj po kërkohet i gjallë, ndryshe nga sa është aluduar se ai mund të jetë rrëmbyer dhe më pas zhdukur.
Më tej Karamuço u shpreh se aksioni fillimisht ka nisur në Vlorë, ku edhe pati një operacion nga FNSH. Më pas informacioni sipas Karamuços ka ardhur, se Ervis Martinaj mund të kalojë Krishtlindjet me familjen e tij në Fushë Kuqe, pas 5 muajsh i zhdukur.
“Po kërkohet për të gjallë. Nuk ka filluar aksioni në Fushë Kuqe por fillimisht në Vlorë. Ka pasur informacion që mund të jetë vendndodhja e mundshëm e Vis Martinajt. Sot janë zhvendosur në Fushë Kuqe. Sot jemi në ditë festash krishtlindjesh. Dhe mundet që personazhe të tilla të bashkohen me familjen. Ka infrastrukturë për t’u vendosur dhe ikur në vende përreth mbi dhe nën tokë. Zona është e monitoruar me kamera me sensor me gjithçka është e ruajtur. Nuk dihet se RENEA ka pasur informacione për këtë teknologji.” tha Karamuço.
Gazeta Sot