23 Shkurt 2023

Fjalimi i presidentit të Federatës ruse Vladimir Putin në parlamentin rus është ndjekur me mjaft interes nga e gjithë bota.

Çështja  më delikate që po shqetëson anë mbarë globin janë armët bërthamorë që Rusia shpeshherë i përdor si mjet kërcënimi. Rusia është në një konflikt e sipër me Ukrainën, dhe e gjithë bota pyet se cilat do të jenë pasojat e këtij konflikti. Lideri rus njoftoi zyrtarisht tërheqjen e Rusisë nga traktatit për reduktime të programeve bërthamore“ Start”, dhe pikërisht kjo është çështje më delikate. Drejtoresha e Istituto Affari Internazionali, NathalieTocci, në lidhje me këtë pikë kërcënimi bërthamor është bërë shumë më konkret dhe më i drejtpërdrejte. “Asgjë e re nga Putini, nga fjalimi i tij pritej një shpallje lufte ose një ofensivë  të ndryshme nga ato çfarë jemi mësuar të dëgjojmë prej tij, por asnjëra nga këto nuk ndodhi.

Sipas fjalimit të tij mund të themi se në fakt ishin frazat e zakonshme të liderit ruse ku ukrainasit janë nazistët e zakonshme dhe perëndimoret janë pedofilët dhe homoseksualët. Ai mbajti një fjalim përreth dy orë dhe mund të them me plot bindje se ishin dy orë shaka. Nga këto dy orë  vetëm dy pika që preku lideri rus mund të vlerësohen, largimi i disa oligarkëve rus që ishin kundra luftës nga qeveria si dhe  tërheqja e Rusisë nga “Start”.

Në këtë mënyrë për herë të parë që nga  fundi i  Luftës së Ftohtë bota e gjen veten pa një marrëveshje të vetme për kontrollin e armëve bërthamore. Një çështje e gravitetit ekstrem. Është folur shumë për kërcënimin bërthamor por kësaj radhe jemi përballë një kërcënimi të vërtet bërthamore dhe për këtë flitet shumë pak,” u shpreh Tocci.

Putin garanton se nuk ka rrezikshmëri

Më parë armët bërthamore ishin thjesht një opsion vetëm nëse kërcënohej territori rus, por pas fjalimit të liderit rus ky rrezik u bë më reale se kurrë pasi nuk bëhet më fjalë për denazifikimin e Ukrainës apo procesin e Donbasit por bëhet fjalë për vetë ekzistencën e Rusisë. Për këtë arsye nuk mund të thuhet më tashmë se bomba atomike është një mundësi e largët që lind vetëm nga përshkallëzimi dramatik i konfliktit, përkundrazi  është një opsion i besueshëm  që u  vulos nga pezullimi i traktatit  të “ New Start”. Por një çështje tjetër që po shqetëson liderin rus dhe mbështetësit e tij është gjendja e tij shëndetësore.

Nuk mund të fshihet  më nga fytyra e tij sëmundja e tij, që e ka bërë atë të konsumohet çdo ditë e më  shumë dhe të plaket. Nuk bëhet fjalë për aspektin fizik të tij ku ai është kujdesur gjithmonë për këtë pjesë. Por bëhet fjalë për mesazhin qe ai dëshiron të përcjellë, është ai i gravitetit të momentit i pashmangshmërisë së  ngjarjeve. Traktati “ New Start” u nënshkrua 13 vjet më parë nga presidenti i atëhershëm  i SHBA-së Barack Obama  si dhe presidentit Medvedev në një kohë kur nënkryetari aktual i Këshillit të Sigurimit të Federatës alternohej në krye me Putinin, por pushteti ishte gjithmonë në duart e këtij të fundit.

Traktati vendosi një kufi të prej 1550 bombave bërthamore dhe kokave që mund të vendosen, pra që mund të bëhen gati për lëshim të menjëhershëm. Falë traktatit u vendos gjithashtu një kufi prej 800 lëshuesve ICBM, lëshues raketash balistike të operuara nga nëndetëse dhe bombardues të rëndë me pajisje bërthamore. Sipas marrëveshjes përfshiheshin deri në 14 kontrolle në vit. Natyrisht këto të dhëna na japin një ide se sa është e rrezikuar tashmë situata pas  tërheqjes së Rusisë nga traktati.

Kjo ka qenë dhe arsyeja që shumë liderë botërorë kanë reaguar në lidhje me vendimin e Rusisë.  Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, u shpreh se sa më shumë armë bërthamore që të kenë vendet dhe sa më i pakët të jetë kontrolli i tyre nga organet përkatëse e bëjnë  botën më të rrezikshme.  Si rrjedhojë i është bërë thirrje Rusisë që të shqyrtoje edhe një herë vendimin e marrë. Por kjo do të jetë një përpjekje e kotë përballë vendosmërisë së tmerrshme të autokratit të Moskës, sipas të cilit ishte Ukraina ajo  që nisi sulmet kundër bazave ajrore ruse që strehonin koka bërthamore me dronëtë pajisur dhe modernizuar me ndihmën e ekspertëve të NATO-s. Ky është justifikimi i parë që përdor Putin për të justifikuar vendimin e tij, ndërsa justifikimi i dytë është se sipas këtij të fundit dikush në Uashington po planifikon të rifilloje testet bërthamore. Putin ka deklaruar gjithashtu se nuk do të testojnë asnjë  armë bërthamore, por nëse SHBA do të hidhnin një hap të tillë  dhe ne do të ndiqnim të njëjtin hap.

NGA ALFRIDA SHANAJ

Gazeta Sot