9 Prill 2025

Basir Çollaku, kandidat për deputet i PD, ka bërë një kallëzim në polici në Mat se disa persona po shpërndanin produkte të ndryshme me një furgon në këmbim të votës në fshatin Bushkash. Në një njoftim zyrtar, policia e Matit thotë se ka shoqëruar në komisarit drejtuesin e furgonit, por nga këqyrja dhe veprimet hetimore nuk është konstatuar asnjë send apo

“Më datë 08.04.2025, është paraqitur dhe ka bërë kallzim shtetasi B.Ç., 56 vjeç, banues në Tiranë, kantidat për deputet në Kuvendin e Shqipërisë pasi dyshonte se në fshatin Bushkash, Mat, disa persona të panjohur nga ana e tij, po shpërndanin produkte të ndyshme me një automjet (furgon), me qëllim favorizimin e subjekteve politike. Menjëherë pas administrimit të kallzimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, kanë bërë shoqërimin e drejtuesit të automjetit shtetasi F.L., sëbashku me automjetin e tij furgon, ku nga kqyrja dhe veprimet hetimore nuk u konstatua asnjë send apo veprim i kundraligjshëm. Të gjitha veprimet janë kryer në drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër”, njofton policia.

Ndërkohë më herët, Çollaku, në një reagim që ka bërë në rrjete sociale, hodhi akuza se në furgon ndodhej një eksponent i PS në Mat dhe se shoqërohej nga një fuoristradë punonjës të njësisë administrative Ulëz, por policia sqaroi se në automjetin në fjalë nuk kishte asgjë që vërteton akuzat e tij.

“Ligjshkeljet dhe blerjet elektorale po bëhen përditshmëri. Asfaltet elektoral, shtylla, pllaka, tuba, çati shtëpish, zarfa natën, presione.?! Sot rreth 17 e 30 një furgon mercedez benz sprinter i verdhë sipas njoftimeve nga terreni është futur në zonën e Bushkashit duke “inspektuar” banesat me sajdisje. Natyrisht kemi edhe targën. Në timonin e mjetit ishte një eksponent i PS të Matit. Furgoni shoqërohej nga një fuoristradë në të cilën kishte punonjës të njësisë administrative Ulëz. Unë e kam ndjekur vetë në terren ku dhe e kam fotografuar.

Siç do bëjmë me çdo rast kur marrim dijeni. Sprinteri ka dy pronarë, ku dy të fundit janë përdoruesit nga Durrësi dhe nga Mati. Emrat do ia përcjellim Policisë se Komisariatit Mat të Drejtorisë së Policisë Vendore Dibër, të cilën e kemi vënë në dijeni, duke pritur për verifikimet e duhura proceduriale. Policia nëpërmjet telefonave të personave në mjet mund të kontrollojnë qelizat e telefonit dhe të konstatojnë rrugëtimin e mjetit të dyshuar në banesat konkrete..“, thuhet në reagimin e tij.

Nga Gazeta Sot