![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2025/02/5c5aa06d2f719zef-shoshi-1.jpg?fit=461%2C365&ssl=1)
Ekspozita: – Piktura te Albana Shoshit dhe te jatit Zef Shoshi
8 Shkurt 2025
Ditën e premte, më dt.07.02.2025, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit mirëpriti në mjediset e saj, një aktivitet promovues për një ekspozitë pikture të veçantë, me vepra të piktores Albana Shosh dhe të dy nudove të të jatit, të madhit Zef Shoshi. Ajo u shoqërua edhe nga një stendë librash, të shkëputur nga biblioteka e pasur e familjes Shoshi, kryesisht me vepra të parapëlqyera të Zefit, në rusisht dhe shqip.
Vetë piktori madh u shpreh se ndihej mirë, në një mjedis të ngrohtë, që edhe pse dedikuar librit mund të mirëpriste ekspozita e piktura, që i qëndrojnë mirë dhe plotësojnë misionin e artit. Rrethn nudove të tij, piktori tregoi se i përkisnin një periudhe të hershme, vitit 1972, dhe po shihni dritën për publikun tani, falë bashkëpunimit me QKLL-në.
Autorja e ekspozitës, Albana Shoshi vlerësoi realizimin e saj dhe përshëndeti idenë e ndëthurrjes së këtyre veprave me krijimet e të jatit. Albana u shpreh se dëshironte përmes krijimeve të transmetonte jetën, përmes ngjyrave dhe dlirësinë e natyrës, apo personazheve, që u ka dhënë jetë. Lidhur me praninë e figurës femërore, ajo veçoi se ishte një pëzgjedhje pë festat e marsit, që janë në prag, për t’i dedikuar hapsirën de vëmendjen që meriton.
Të pramishëm, artistë e dashamirës të artit shuan kureshpjen e tyre mbi veprat e shfaqura, pore de për përjetime artistike të Zef e Albana Shoshit, përmes një bashkëbisedimi të ngrohtë dhe interaktiv. Ata vlerësuan një zëri organizime të tilla, që mnd të lidhin librin me pikturën, apo aktivitte të tilla, që do të gjallëronin jetën artistike.