Ekspozite modeste e Artit Figurativ tradicional, Zym, Prizren.
Ekspozite modeste e Artit Figurativ tradicional, Zym, Prizren.
Ne banesen e Ton Pal Kajtazit eshte krijuar nje Ekspozite Muzeale me objekte te ndryshme te paisjeve te ambjentit dhe te mjeteve te punes se banorve tone ne shekujt e fundit. Krahas, vekeve (avlemendit), parmendes, djepit dhe te shume mjeteve te punes dhe punime ne vek me fije shume te holle pambuku e me ngjyrosje, jane ekspozuar edhe disa Arka Nusesh (Arka ne dialekte: Arke, senek, senduk, baule etj). Arkat jane punuar dhe pikuruar ne Gjakove dhe Prizren, ku ishte tregu i ketyre fshatrave, por arkat e ekspozuara jane nga duart e mjeshterve artiste te Gjakoves.
Qe ne veshtrimin e pare shikohet se krahas qellimit te pikturimit me motive dekorative ka elemente te piktures me simbole kulti e zbukuruese me mjeshteri dhe vlera artistike qe ju japin formen dhe statusin si vepra arti. Pronari duhet te interesohet per menyrat e konservimit, qe objektet te cilat kane shume vlere per trashegimine tone kombetare te kene jeten sa me te gjate
Nga tradita jone kombetare kemi shume pak studime per artin tradicional te zhvilluar ne shekuj dhe qe ka qene i pranishen ne ambjentet e banesave tona si miniekspozita te vogla qe kane shoqeruar jeten ne zonat fshatare dhe ytete.
Shenim dhe fotot: Jaho Brahaj