Ekspozohen në Shqipëri 17 vepra pikture riprodhime të Leonardo Da Vincit
Ekspozohen në Shqipëri 17 vepra pikture riprodhime të Leonardo Da Vincit
Mbërrin në Tiranë në Muzeun prestigjioz Historik Kombëtar të Sheshit Skënderbej, ekspozita “Leonardo – Opera Omnia”, e kuruar nga historiani i artit prof. Antonio Paolucci dhe e prodhuar nga RAICom.
Ekspozita – e cila ka udhëtuar nëpër botë – është pjesë e një programi promovues ndërkombëtar për artin dhe edukimin e mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe mbledh riprodhimet, të stampuara në kanavacë në shkallë reale dhe me rezolucion shumë të lartë të kryeveprave të Leonardo-s të ruajtura në 11 prej muzeve më të rëndësishëm në botë. Falë përpjekjeve dhe teknikës së RAICom, studiuesit, studentët dhe të gjithë dashamirësit e artit të Rilindjes do të mund të admirojnë në të njëjtin vend dhe në një distancë të afërt pikturat gjeniale të Leonardo-s.
Itinerari i ekspozitës paraqet 17 riprodhime të 17 veprave të Leonardos, të zgjedhura midis më të rëndësishmeve. Falë përdorimit të teknikave dixhitale të sofistikuara dhe përdorimit të mençur të dritave, vizitori vendoset virtualisht përpara veprës origjinale, duke përjetuar përvojën emocionale që përjetimi i kryeveprave të mëdha shkakton. Të fituara me kontributin e shumë fotografëve profesionistë dhe më pas të vendosura nën kontroll dhe në restyling, riprodhimet përputhen me origjinalet dhe janë të një rezolucioni shumë të lartë. Ato gjithashtu janë të pajisura me një sistem të sofistikuar backlighting që, duke lejuar rregullimin e intensitetit të dritës dhe temperaturën e ngjyrave, garanton një rendiment optimal në mjedise të ndryshme.
Kuratori i ekspozitës dhe garantuesi i disiplinës shkencore absolute të projektit është Antonio Paolucci, i njohur si një nga ekspertët më të shquar të artit ndërkombëtar. Ekspozita mbi veprën e Leonardo-s, së bashku me atë të krijuar vitin e kaluar mbi Caravaggio-n dhe aktivitetin e planifikuar për vitin e ardhshëm mbi Raffaello-n, rrjedh nga një reflektim mbi temën e përdorimit të kryeveprave të mjeshtërve të mëdhenj: organizimi i ekspozitave monografike, në fakt, është teknikisht i vështirë, pasi veprat janë të shpërndara në muze, kisha dhe koleksione private në mbarë botën. Përdorimi i riprodhimeve të të njëjtës madhësi si origjinali lejon mundësinë për të shijuar pikturën e një autori të madh në një hapësirë të vetme ekspozuese duke e bërë atë të arritshme për një audiencë më të gjerë.
Në të gjitha veprat e tij, Leonardo sjell një mesazh të madh njerëzimi, duke na provokuar që, edhe sot, të mos mbetemi në sipërfaqe, por të hetojmë thellësitë e botës, të njeriut, të jetës, për t’u rritur nga pikëpamja e njerëzimin dhe të jemi të hapur ndaj të ardhmes.
l.h/ dita