24 Shtator 2024

Qendra Kombëtare e Muzeumeve Berat e nisi Javën Evropiane të Trashëgimisë me ekspozimin për herë të parë për publikun të ikonës “Pesë Apostujt”, atribuar Onufër Qipriotit, shek. XVI.

Prej dekadash ajo qëndronte në fondin e Muzeut Ikonografik “Onufri” dhe pas një ndërhyrjeje restauruese gjatë këtij viti, nga specialisti restaurator Erion Lezi, do jetë pjesë e përhershme e koleksionit ikonografik ekspozuar në këtë muze.

“Frymëzuar nga tema “Rrugëtimet Rrjetet dhe Ndërlidhjet” që kanë Ditët Evropiane të Trashëgimisë për këtë vit, zgjodhëm një ikonograf si Onufër Qiprioti i cili duke vazhduar traditën e shkëlqyer të Onufrit, sjell ndikime nga arti i Qipros dhe Kretës duke e bërë artin ikonografik të Beratit pjesë të nje rrjeti ndikues në shumë hapesira mesdhetare e ballkanike në një lartësi artistike me shumë shkolla lokale të kohës”, shkruhet në faqen online të Qendrës Kombëtare të Muzeumeve Berat.

Java e fundit e shtatorit përkon me “European Heritage Days”, Ditët Evropiane të Trashëgimisë, e cila kulmon me “Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore”, më 29 shtator.

Ekspozohet për herë të parë ikona “Pesë

Ndërkohë në të gjithë Evropën do të zhvillohen aktivitete për mbrojten dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.