Ekspozohet Portreti i fundit i porositur nga Michael Jackson. –
Ekspozohet Portreti i fundit i porositur nga Michael Jackson. –
Një koleksion i ri i pikturave dhe imazheve të Michael Jackson po shfaqet në Galerinë Kombëtare të Portreteve këtë javë.
Ekspozita përfshin portretin përfundimtar të porositur nga këngëtari para vdekjes së tij në vitin 2009.
Kjo do të jetë hera e parë që piktura e Mbretit të Popit si Mbreti Phillip II i Spanjës është ekspozuar në Britaninë e Madhe.
Piktura është realizuar nga Kehinde Wiley. Ai ishte portreti i fundit i porositur nga Michael, i cili e kishte hasur punën e Wiley në Muzeun e Bruklinit gjatë një xhirimi të fotografive.
Kanë kaluar nëntë vite që kur Michael Jackson vdiq në Los Angelos, por puna e tij mbetet e paharruar dhe albumet e tij vazhdojnë të shitet në shifra të mëdha.
Këngëtari në muajin gusht do të mbushte 60 vjeç dhe galeria ka treguar se si artistët vizualë kanë përdorur imazhin e një prej treguesve më të mëdhenj të muzikës.
“Michael Jackson: On the Wall”, kështu është quajtur ekspozita.