Ekstremistë grekë në varrimin e Bularatit: Të djegim shqiptarët. –

Thirrjet anti-shqiptare që u hodhën në Bularat të Gjirokastrës:

  • “Vorio epiri dhe Maqedonia jane Greqi”,
  • “Jemi ne Vorio epir, keto jane tokat tona”,
  • “Shpata dhe zjarr ndaj shqiptareve”,
  • “Zjarr kunder qenve shqiptare”,
  • “Ketu flitet greqisht, keto jane tokat tona”,
  • “Bularati eshte Greqi”,
  • “Gjaku na therrët, te djegim shqiptarin”.

—————

Varrimi i Kostandinos Kacifas, që u vra nga policia shqiptare në një shkëmbim zjarri, është kthyer në një shfaqje të nacionalizmit dhe racizmit grek ndaj shqiptarëve.

Qindra ekstremistë grekë kanë mbërritur gjatë ditës së sotme në Bularat. Ata janë në Shqipëri për të marrë pjesë në varrimin e ekstremistit Kostandinos Kaçifas, i cili u vra 10 ditë më parë në një përplasje me armë me RENEA-n. Grekët pasi e bërë hero Kaçifasin kanë nisur provokimet.

Thirrjet anti-shqiptare që u hodhën në Bularat të Gjirokastrës:

  • “Vorio epiri dhe Maqedonia jane Greqi”,
  • “Jemi ne Vorio epir, keto jane tokat tona”,
  • “Shpata dhe zjarr ndaj shqiptareve”,
  • “Zjarr kunder qenve shqiptare”,
  • “Ketu flitet greqisht, keto jane tokat tona”,
  • “Bularati eshte Greqi”,
  • “Gjaku na therrët, te djegim shqiptarin”.

Ata po bëjnë thirrje nacionaliste, duke deklaruar se Vorio Epiri është Greqi, Maqedonia është Greqi e deklarata të tjera. Fluksi i grekëve që duan të vijnë në Shqipëri për të marrë pjesë e varrimin e Kaçifas është i madh. Radha në territorin grek arrin deri në 3 kilometra

.