‘Ekstremistët grekë rrëzojnë tabelat e reja në gjuhën shqipe’./ Çfarë po ndodhë në Dhrovjan të Dropullit. –
‘Ekstremistët grekë rrëzojnë tabelat e reja në gjuhën shqipe’./ Çfarë po ndodhë në Dhrovjan të Dropullit. –
Tabelat e reja në gjuhën shqipe janë shembur në Dhrovjan të Dropullit cili banohet nga pakica greke. Kjo dyshohet se vjen në shenjë hakmarrje për heqjen e tabelave në gjuhën greke në Finiq.
10 Maj, 17:08
Mbrëmjen e djeshme një incident ka ndodhur me tabelat e orientimit në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë, në afërsi të fshatit Dhrovjan. Lajmin e ka bërë të ditur studiuesi Arben Llalla me anë të një postimi në rrjetet sociale. Në statusin e tij shihen qartë disa tabela orientimi të cilat gjuhë parësore kanë shqipen janë shkulur nga vendi i tyre ndërsa disa të tjera janë hedhur përtokë.
Statusi i plotë i Llallës:
” Ekstremistët grekë rrëzojnë tabelat e reja në gjuhën shqipe dhe greqisht në fshatin Dhrovjan të Dropullit i cili banohet 100% nga pakica greke. Kanë qenë ekstremistët grekë që natën kanë rrëzuar tabelët e reja vetëm e vetëm përse gjuha shqipe është e para dhe zyrtare në këtë fshat të humbur të Finiqit. Për këtë ngjarje duket pyetur Vasilis nëse ka parë gjë...”
Kujtojmë se ky inicident vjen disa ditë pas një tjetër incidenti që ndodhi me tabelat e orientimit në bashkinë e Finiqit. Kjo bashki në kundërshtim me ligjin vendosi në rrugët e qytetit tabela orientimi ku si gjuhë e parë ishte greqishtja ndërsa shqipja ishte vendosur si gjuhë e dytë. Këto tabela u hoqën një ditë më pas nga persona të pa identifikuar por më pas u rivendosën nga bashkia e Finiqit. Po kush është Vasilis që Llalla thotë duhet pyetur? Bëhet fjalë për Vasil Kalivas, një ekstremist i cili formalisht është edhe pjesë e Parisë Demokratike dhe ka qenë shumë aktiv në protestat e PD. Madje ai ka qenë edhe pjesë e çadrës që zhvilluar në 2017.
Për të bërë të mundur heqjen përfundimtare të tabelave në gjuhën greke, veproi ARRSH, ku tabelat u zëvendësuan me ata të duhurat në gjuhën shqipe. Këto zhvillime kanë sjellë reagime poltike në vend, ku partitët përfaqësuese të minoriteteve greke si MEGA, OMONOIA dhe PBDNJ kanë dënuar askionin e ARRSH për zëvendësimin e tabelave. Dyshohet se së fundmi rrëzimi i tabelave në fshatin Dhrovjan është një ‘hakmarrje’ nga ekstremistët grek.
Gazeta Shqiptarja.com