Ekzekutoi një familje, shokon kanadezi: – I vrava për të frikësuar myslimanët
16 Nentor 2023
Një kanadez i akuzuar për vrasjen e një familjeje myslimane në Londër, ka dëshmuar para gjykatës, duke thënë se arsyeja e krimit ishte për të frikësuar të gjithë myslimanët.
Veltman, 22 vjeç, përballet me katër akuza për vrasje të shkallës së parë dhe një akuzë për tentativë vrasje. Ai gjithashtu përballet me akuza për terrorizëm, me prokurorët që argumentojnë se ai vrau familjen për shkak të besimit të tyre.
Nëse shpallet fajtor, ai do të dënohet me burgim të përjetshëm. Veltman është deklaruar i pafajshëm për akuzat, duke argumentuar se ai vuan nga sëmundje mendore.
Salman Afzaal, 46 vjeç, dhe gruaja e tij, Madiha Salman, 44 vjeç, vajza e tyre, Yumna Afzaal, 15 vjeç dhe nëna e Afzaal, Talat Afzaal, 74 vjeç, vdiqën në sulm. Një djalë nëntë vjeçar u plagos rëndë, por mbijetoi.
Nga OraNews